Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Organizimi i lodrave

Fëmijëve dhe lodrave të tyre i nevojitet shumë hapësirë dhe është e domosdoshme që ti mësoni që në vegjëli që të jenë të rregullt – sepse do të keni më pak punë kur të rriten! Raftet e mëdha të mbushura me kuti, janë ideale për ti organizuar lodrat. Mësoni fëmijët se çfarë do të thotë, të jesh i organizuar dhe lavdërojini, kur të ti kenë bërë gjërat mirë.

Shpëtimi tek kutitë e vogla

Kutitë janë gjëra fantastike – të gjitha i futni mbrenda në çast dhe dhoma duket shumë më e rregullt. Por, me që fëmijëve gjithmonë u duhet diç nga fundi kutisë dhe më pastaj i çrregullojnë të gjitha, alternativa më e mirë është që në vend të një kutije të madhe, bëni disa të vogla. Kutitë më të vogla, janë të përkryera sepse lodrat mund të renditen sipas llojit apo mënyrës së përdorimit. Është më e lehtë që ti jepni fëmijës lodrën me të cilën dëshiron të luajë, dhe të mos keni nevojë që ti kërkoni në mesin e shumë lodrave, koha e rregullimit është më e shkurtë, dhe mund të kthehet në një aktivitet shumë argëtues dhe poashtu edukativ për fëmijët.

Ngjyra të forta dhe etiketa

Në mënyrë që organizimi i lodrave të bëhet argëtues, truku qëndron në kutitë e ndryshme në ngjyra të ndezura dhe të forta. Të gjitha etiketojini dhe mund ti ngjitni edhe ndonjë fotografi për të ditur se çfarë ndodhet mbrenda, në mënyrë që fëmijët të dijnë se cila lodër vendoset në cilën kuti. Kutitë mund ti bëni më atraktive nëse i mbuloni me ndonjë letër zbukuruese apo me material dekorues. Në treg egzistojnë një numër i madh kontejnerësh dhe kutish me ngjyra shkëlqyese për fëmijët, që përdoren për sistemimin e gjërave.

Mobilje funksionale

Kur të rregulloni dhomën e fëmijëve, kërkoni mobilje të cilat nuk zënë shumë hapësirë dhe të keni vend për sistemimin e gjërave në mënyrë që të mos zënë vend në sipërfaqe. Opcioni i përkryer janë krevatet, të cilat përbëhen nga fiokat apo të cilët kanë nga një krevat shtesë për të ftuarit.

Në dhomën e fëmijëve më të rritur, mendoni të kurseni hapësirë, në të cilën mund të fleni, luani, mësoni, të ftoni shokë dhe ti sistemoni gjërat.

Rregulli

Që në fëmijëri mësoni fëmijët të mbajnë rregull në mënyrë që ta keni ju më të lehtë. Shumicës së fëmijëve nuk do ti bie ndjeshëm në qoftë se iu thjeshtësohen gjërat (që do të thotë më pak lodra). Këshillojini që ti dhurojnë lodrat me të cilat nuk dëshirojnë më të luajnë. Ky është një mësim jetësorë rreth ndarjes me të tjerët, por njëkohësisht do ti ndihmojë në organizim më të mirë të dhomës.

/komuniteti