Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shtatëzania me binjakë

A më duhet ndonjë kujdes i veçantë ngase jam shtatëzënë me binjakë?

Shtatëzania me binjakë vërtetë është një shqetësim për organizmin, por nuk ka nevojë që të shqetësoheni rreth kësaj. Pushimi dhe ushqimi i shëndetshëm janë shumë me rëndësi të veçantë ngase organizmi juaj tani ka nevojë më së shumti për këto.

Për arsye të shtatëzanisë me binjakë, ka shumë mundësi që të mos lindni në kohën e caktuar, prandaj iu duhet të planifikoni ndërprerjen e punës më herët se që e keni planifikuar, e nëse keni fëmijë të tjerë, mundohuni të gjeni ndihmë që të mos tejngarkoheni.

Kur do ta kuptojë nëse pres binjakë?

Nëse keni në familje binjakë, trenjakë apo më shumë, mundësitë për të patur binjakë janë të mëdha. Qysh në fillim vizita me ultra tingull do të duhej të iu bëjë të ditur nëse keni më shumë fetuse në mitër. Shumë rrallë, në rastet kur fetusi parë ka larguar të dytin, parashihet fetusi i dytë tek vizita me ultra tingull, ndërsa shtatëzanitë me më shumë fetuse identifikohen tek mbas javës së 16-të.

Meqenëse kam binjakë a do të jem më e fryrë?

Nuk ka të bëjë vetëm me peshën e foshnjes e cila ju bën më të fryrë, por edhe me placentën dhe sasinë e ujit që ju mbani. Barku juaj do të fryhet që në javen e 11-të, gati një deri në dy javë më herët se tek gratë që mbajnë vetëm një foshnje, ndërsa rreth javës së 24-të të shtatëzanisë do të dukeni shumë më të fryra se sa shtatëzënat tjera që presin një foshnje.

A duhet të ha më shumë për arsye se pres binjakë?

Nëse prisni binjakë apo më shumë foshnja, nuk është e rëndësishme që të hani më shumë, por duhet të keni kujdes në atë se çfarë hani. Është e rëndësishme sepse ju siguroni ushqim për dy foshnja të cilat po rriten dhe zhvillohen në organizmin tuaj i cili është i ngarkuar fizikisht.

Ështe e mundur që të ndjeheni të lodhur, ndonjëherë aq të raskapitura sa nuk keni fuqi as për të ngrënë. Angazhoni partnerin tuaj në aktivitetet ditore që të keni sa më shumë mundësi për të pushuar dhe në asnjë mënyrë të mos e tejkaloni ndonjë racion ushqimi ditor.

A mund të ndikojë shtatëzania me binjakë në dukjen e trupit tim pas lindjes?

Mendimi që po bartni më shumë foshnja mund të ju frikësojë se mund të lërë gjurmë në trupin tuaj. Disa shtatëzëna brengosen që mitra tyre por edhe barku mund të dëmtohen nëse kanë shtatëzani me më shumë foshnja. Kjo nuk është shumë e vërtetë, ndërsa strijat për të cilat shumë shtatëzëna brengosen, nuk janë të lidhura me madhësinë e barkut, sa janë me sasinë e kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës tuaj.

A do të thotë që nga shtatëzania me binjakë do ta kem dyfish më të vështirë?

Me binjakë, ju do të kaloni nëpër të gjitha fazat dhe problemet e shtatëzanisë, por simptomet mund të jenë më evidente dhe të paraqiten më herët se sa në shtatëzanitë me një foshnje.

- Të përzierat e mëngjesit janë më intensive tek shtatëzania me binjakë dhe mund të zgjasin më shumë se sa tremujori i parë.

- Pagjaksia është e zakonshme tek shtatëzanitë me binjakë sepse organizmit i nevojitet më shumë hekur. Mjeku juaj, në bazë të analizave laboratorike, do të ju përshkruaj hekur dhe acid folik.

- Dhembja e barkut dhe mungesa e ajrit paraqiten sepse mitra bën shtypje në diafragmë, ndërsa zemra pompon me fuqishëm gjakun në organizëm. Këto simptome janë më evidente tek këto shtatëzani prandaj ju duhet më shumë pushim. Mos qëndroni gjatë ulur në një pozitë sepse mund të ju shkaktojë dhembje në bark. Mundohuni që të hani më shpesh por sasi më të vogla ushqimi që të tejkaloni dhembjet e barkut.

- Dhembja e shpinës është më e theksuar tek këto shtatëzani nga pesha e foshnjave.

- Zgjerimi i venave dhe kapilarëve paraqitet shpesh tek shtatëzënat me binjakë. Mos qëndroni në këmbë për kohë të gjatë, ushtroni rregullisht por vetëm ushtrime të lehta dhe mbani veshur çorape për shtatëzëna.

A do të kem më shumë probleme të shtatëzanisë sepse pres binjakë?

Tek shtatëzanitë me binjakë, mundësia për të patur ndonjë komplikim është më e madhe nga shtypja e gjakut, por edhe mund të paraqitet më herët se sa te shtatëzanitë tjera.

Mundësitë për lindje të parakohshme janë shumë më të mëdha, dhe nëse vjen deri tek lindja e parakohshme, foshnja duhet të vendoset në inkubator dhe kërkon kujdes maksimal.

Megjithatë, pasi që shtatëzania me binjakë bën pjesë në shtatëzanitë me rrezik, do të duhej të bëni vizita më të shpeshta mjekësore, sidomos do të ju kushtohet vëmendje kontraktimeve të kohëpaskohshme që mund të keni prandaj për të gjitha problemet potenciale që do të mund ti keni mjeku juaj do të merr masa të duhura. Me siguri edhe do të ju udhëzojë që të pushoni sa më shumë.

A më duhet më tepër të pushoj?

Tek shtatëzanitë me binjakë pushimi luan një rol me rëndësi. Sa më shumë që pushoni do të ndjeheni më mirë, dhe në këtë mënyrë do të zvogëloni shqetësimet me shpinën dhe këmbët. Ju duhet të ushtroni rregullisht, ushtrime të lehta, të notoni dhe të shëtitni. Noti mund t`ju zvogëlojë intenzitetin e dhembjes së shpinës.

Shpesh shtatëzënat me binjakë shtrihen në spital disa javë para terminit të paracaktuar që të pushojnë dhe të mundohen që të zgjasin sa më shumë shtatëzaninë, që të u jepet foshnjave mundësia që të rriten. Hulumtimet kanë treguar që pushimi nuk domethënë që gjithmonë parandalon lindjet e parakohshme apo rrit mundësinë për egzistencë të foshnjes.

Në rastet kur janë në pyetje shtatëzanitë me më shumë foshnja, veçanërisht kur kanë patur ndonjë komplikim gjatë shtatëzanisë, këshillohen që të shtrihen më herët në spital.

nakie (11 vite më parë)
jam shtatzen me binjake,kam 5 muaj dhe bebet i kam dy vezore,a do te thote kjo qe bebet jane te gjinise se njejte apo te dy gjinive,vetem kete deshiroj ta di.Ju faleminderit per mirekuptim.

/komuniteti