Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është i sigurtë përdorimi i produkteve të pastrimit gjatë shtatëzanisë?

Përdorni produkte tradicionale të pastrimit gjatë shtatëzanisë

Po. Vetëm sigurohuni që të keni ventilim të mirë përderisa pastroni (dhe shmangni pastrimin e stufës, pasi që është e vështirë për të ventiluar një vend aq të ngushtë).

Nëse tymi ju trullos, ju zë hundët apo ju jep kokëdhembje, dilni nga dhoma në ajër të pastër derisa të ju largohen simptomet. Ju gjithmonë mund të pyesni anëtarët e familjes nëse mund ta bëjnë këtë gjë në vend tuaj! Ju gjithashtu do të duhej të mbani dorëza gome gjatë pastrimit, sepse lëkura juaj është më e ndjeshme gjatë shtatëzanisë.

Si alternativë, mund të përdorni produkte tradicionale të pastrimit, të cilat janë të sigurta për ambientin, si uthullë dhe sodë buke. Ju mund të gjeni gjithashtu edhe receta në internet apo libra për të përgatitur vet pastruesit natyral. Shikoni nëpër librari apo nëpër biblioteka.

Dyqanet e ushqimeve natyrale dhe shumë markete të mëdha shesin produkte të pastrimit të cilat janë pa kemikalie toksike. Reduktimi i numrit të kemikalieve të dëmshme në shtëpinë tuaj është ide e mirë edhe për të ardhmen, pasi që ju do të dëshironit që fëmiu juaj mos t`ju ekspozohet.

Përfundimisht, edhe pasi që të keni lindur, mbani në mend që asnjëherë nuk duhet ti përzieni kemikaliet e ndryshme, siç janë amoniaku dhe zbardhuesi. Avulli që rezulton nga kjo përzierje mund të jetë shumë i rrezikshëm për këdo që e thith.

/komuniteti