Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook

Vogëlush #Sjellja > Fëmija im tmerrohet kur ia pres flokët. Si t’ia bëj?


Prerja e flokëve është shumë shqetësuese për fëmijët

Duke filluar rreth moshës 14 muajsh (ndonjëherë deri në moshën 5 ose 6 vjeç), shumë fëmijë nuk e tolerojnë prerjen e flokëve. Ndoshta është faji i gërshërëve të mëdha dhe të shndritshme që i afrohen veshëve që qafave delikate.

Pas prerjes së parë, për shembull, një djalë që njoh ka ulëritur, "Janë VESHET e mi!"

Keni të drejtë kur mendoni se ta mbani vogëlushin me zor i bën gjërat më keq. Në fakt, habitem nëse arrini ta mbani të ulur që ai të lejojë t’ia presin veshët. Bashkë me traumën se mos nguliten në vend kur ato gërshërë shkojnë e vijnë nëpër kokën e tij, frika e natyrshme e një fëmije nga prerja e flokëve mund të shndërohet në fobi.

Nëse kjo ndodh, qoftë një foto apo ideja e prerjes së flokëve e tmerron vogëlushin. Edhe nëse frika e fëmijës ka të bëjë me prerjen aktuale të flokëve, pjesa më e keqe e frikës së tij nuk vjen nga gërshërët, por nga ndjenja e panikut. Prandaj kurrë nuk mund t’i mësoni një fëmije të mos ketë frikë pa e trembur më shumë.

Në fakt, sa herë që e detyroni fëmijën të rrijë ulur pavarësisht frikës që ndjen, bëni që ajo të rritet. E vetmja prerje e flokëve që do ta bindë atë "se s’ka gjë për të patur frikë" është ajo që nuk e tremb. Kur themi këtë, këto hapa ndihmojnë për uljen e frikës nga prerja e flokëve: për disa fëmijë, formaliteti i një vizite tek berberi është frikësuese: të hyjnë në një vend të çuditshëm me erë të çuditshme; ku e ngacmojnë apo e vënë në qendër të vëmendjes nga njerëzit atje; të ulet në një karrige të çuditshme të lartë; t’ia lagin kokën dhe ta mbështjellin me mbulesë plastike.

Nëse dyshoni se kjo është ajo që e shqetëson, provoni t’ia prini flokët vogëlushit në shtëpi kur ai është ulur dhe sheh diçka tjetër dhe jo fytyrën e tij të tensionuar në pasqyrë — ndoshta videon e tij të dashur ose një lojë me mozaikë që ia keni blerë për ta hutuar. Nëse frika e tij vërtet ka të bëjë me gërshërët, zëvendësoji me ndonjë brisk me bisht të gjatë. Fëmija mund të ndjehet më mirë nëse ka pranë ndonjë shok apo motër ose vëlla.

Parukierja e lagjes time shpesh i ul pranë dy fëmijë dhe ua pret flokët me radhe duke bërë humor. Kjo e kryen punën, ndoshta jo në mënyrë perfekte. Kur bëni atë që mundeni që prerja e flokëve të jetë sa më e këndëshme, fëmija e sheh që jeni në anën e tij. Kur kjo ndodh, ai mund t’ju befasojë duke treguar vetë-kontroll. Kur kjo ndodh, mos e ngacmoni shumë – katër prerje pa lot vlejnë sa 40 në panik.

Ç’është më tepër, nëse fëmija juaj është krenar për trimërinë e tij para gërshërëve, ka të ngjarë që t’ju lejojë t’i përdorni sërish pas disa javësh. Nëse asgjë nga ato që bëni nuk e qetëson fëmijën që të rrijë pa lëvizur qoftë dhe për një prerje të shpejtë, ia vlen ta ndërpresësh dhe ta lejosh t’i ikë frika. Në fund të fundit, flokë rrëmujë përkohësisht janë më mirë se lufta, forca dhe frika e gjatë.




Shto Koment

kthehu
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.