Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kur do ta kuptojë, a është foshnja ime djathtak apo majtak?

A është fëmiu im djathtak apo majtak?

Nga muaji 6 apo 7, ju mund ta kuptoni këtë gjë, nga observimi juaj nga afër. “Librat mbi zhvillimin thonë që kjo do të ndodh më vonë, aty nga muaji 9 apo 10, por shumë prindër pohojnë se këtë e kanë kuptuar më herët.

Ata vetëm u bazuan në instiktin se në cilën dorë fëmiu mbështetet më shpesh dhe me cilën kap gjësendet,” thotë Oded Herbsman, drejtor i mjekësisë pediatrike në California Pacific Medical Center në San Francisko.

Por ju nuk mund të jeni në gjendje ta kuptoni këtë gjë me saktësi gjer në moshën 2 apo 3 vjeç, nëse ju vëreni preferencat e dorës më herët, për shembull le të themi në muajin e tretë, kjo është shumë herët, dhe kjo mund të jetë shenjë që diçka nuk është në rregull.

Fëmiu në një farë mënyre mund të favorizon një dorë, dhe kjo shenjë tregon problem zhvillimi, thotë Herbsman.

 

/komuniteti