Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kur fëmijët ngacmohen rreth peshës së tyre

Shpjegojini fëmijës tuaj që ngacmimi është gjithmonë i gabuar

Nëse fëmija juaj kthehet në shtëpi nga shkolla duke folur rreth “trashësisë” së tij, atëherë ai mund të ketë qenë i ngacmuar rreth peshës së tij. Fëmijët mbipeshë janë më të prirur të ngacmohen, se sa ata të cilët kanë peshë normale, kjo sipas një studimi të Akademisë së Pediatërve Amerikanë, në të cilin morën pjesë më shumë se 7,200 fëmijë nga shkollat fillore dhe ato të mesme.

Të gjitha ngacmimet natyrisht që janë të gabuara. Ju duhet të risiguroni fëmijën tuaj dhe ta bëni atë të ndihet i dashur. Nëse fëmija juaj është mbipeshë, ju mund ta shfrytëzoni këtë mundësi së bashku për të bërë një jetë sa më të shëndetshme.

Këtu kemi disa këshilla nga profesionistë shëndetsorë dhe ekspertë të prindërimit, se si duhet të bisedoni me fëmijën tuaj, i cili ngacmohet rreth mbipeshës së tij:

• Së pari, gjithmonë bëjeni komfort fëmijën tuaj dhe bëjeni atë të ndihet i dashur, duke e siguruar atë që ju do të bashkëpunoni me të, për të kaluar këtë situatë së bashku.

"Unë të dua. Ti je një vajzë shumë e bukur. Mbajë në mend këtë dhe gjithçka do të bëhet mirë.”

• Shpjegojini fëmijës tuaj që ngacmimi është gjithmonë i gabuar. Pyeteni nëse fëmija juaj dëshiron të bisedojë me mësuesen rreth kësaj, dhe shpjegojini se çfarë po ndodh.

"Është absolutisht e gabuar që të tallen njerëzit në bazë të dukjes së tyre. Ne të gjithë jemi të ndryshëm.”

• Fillo bisedën me fëmijën tënd rreth asaj se si e ka bërë ngacmimi të ndjehet.

"Si je ndjerë kur fëmijët tjerë flisnin ashtu?” apo “Çfarë mendon rreth asaj se çfarë të kanë thënë ata?”

• Nëse fëmija juaj thotë që ajo çfarë ndodhi, e ka bërë atë të dëshirojë të humb peshë, fokusohuni në të qenit të shëndetshëm. Bashkëpunoni për të hartuar një plan. Kur fëmija është i përfshirë në proces – duke zgjedhur ushqim të shëndetshëm dhe aktivitete, për shembull – fëmija do të dëshiron shumë që të investojë në këtë plan. Qartësoni atë që të gjithë mund të bëhemi më të shëndetshëm, pa marrë parasysh nëse ushtrojmë pak më shumë apo nëse hamë pak më mirë.

"Çfarë ka rëndësi tani nuk është se sa peshoni ju, por sa e keni trupin tuaj të shëndetshëm. Çfarë gjërash mund të bëjmë ne si familje, në mënyrë që të jemi më të shëndetshëm?”

Shprehi të shëndosha për tërë familjen

Për t`u siguruar që jeni duke ndjekur ushqyerjen e shëndetshme dhe një program të mirë ushtrimesh, planifikoni konsultimin me pediatrin apo mjekun e familjes, për të kontrolluar fëmijen tuaj. Mjeku do të masë peshën dhe gjatësinë e fëmijës tuaj, për të kalkuluar indeksin e masës trupore (BMI) dhe për të vërtuar nëse shqetësimet tuaja janë me vend.

Pediatri mund të bisedojë me fëmijën tuaj, duke rifrorcuar mesazhin rreth rëndësisë së ushqimit të shëndetshëm dhe ushtrimeve të rregullta.

Është e rëndësishme që e tërë familja të involvohet në ndryshimet e shëndetshme - qoftë përmes ushqyerjes më të shëndetshme apo aktivitetit të shtuar – në këtë mënyrë edhe fëmija juaj nuk do të ndihet i vetëm.

Uluni të gjithë së bashku dhe lejoni të gjithë që të ofrojnë sugjerime për mënyrat se si mund të bëhet familja më e shëndetshme. Planifikoni një fillim më të vogël në mënyrë që të mos tronditeni. Provoni të fokusoheni në një qëllim të ri, për çdo javë apo dy.

Ja disa sugjerime, që të ju ndihmojnë për të filluar:

• Konsumoni perime gjatë çdo shujte

• Dilni jashtë dhe qëndroni aktivë çdo ditë nga 30 minuta

• Konsumoni dy fruta gjatë ditës

• Konsumoni ushqim të shpejtë jo më shumë se njëherë në javë/bebaime.com/