Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Frika zgjat vuajtjet e lindjes

28.06.2012 - Shumica e grave ndihen nervoze përpara një lindjeje, por studime të reja tregojnë se ankthi dhe frika vetëm sa rrisin vuajtjet e këtij procesi.

Sipas të dhënave, një grua që e ka frikë lindjen, mesatarisht ka nevojë për tetë orë kohë pas kontraktimeve të para për të nxjerrë në jetë foshnjen e saj.

Kjo do të thotë se asaj i duhet rreth një orë e gjysmë më shumë kohë për të lindur, se sa një grua që ka një qasje më të qetë ndaj këtij momenti.

Besohet se një në pesë femra ndihet e frikësuar nga ideja e lindjes së një fëmije dhe kjo frikë quhet ndryshe takofobia.

Kërkuesit e një instituti amerikan realizuan disa testime dhe arritën në përfundimin se trupi i grave të frikësuara, lëshon më shumë adrenalinë gjatë procesit të lindjes.

Një hormon i natyrshëm që rrit gatishmërinë dhe reflekset e trupit, adrenalina ka një efekt negativ në lindje, pasi shërben për të bllokuar kontraktimet në muskujt e mitrës, duke vështirësuar kështu daljen e fëmijës.

Sipas studimit, si rrjedhojë e frikës, shumë femra bëhen të paafta për të realizuar një lindje natyrale dhe kanë nevojë për një ndërhyrje cesariane, siç njihet ndryshe lindja me operacion./tch/

/komuniteti