Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fshehu shtatzaninë, sportistja përjashtohet përjetë

06.02.2013 - Një sportiste portugeze u përjashtua përjetë nga pjesëmarrja në aktivitete zyrtare, pasi fshehu shtatzaninë e saj, me qëllim që të merrte pjesë në Lojrat Olimpike të Londrës.

Carolina Borges udhëtoi në Londër si pjesë e ekipit portugez të sërfit, por ajo u tërhoq disa ditë përpara zhvillimit të garës, duke informuar Federatën për këtë vendim të njëanshëm vetëm nëpërmjet një emaili.

Hetime të mëvonshme nxorrën në pah dyshimin se Borges udhëtoi në Lojrat Olimpike e bindur që nuk do të garonte, por vetëm me qëllim që të shijonte këtë udhëtim falas dhe të takonte bashkëshortin e saj, një atlet i skuadrës olimpike amerikane.

“Instituti Portugez i Sportit dhe Rinisë pranoi rekomandimin tonë dhe ndalon atleten që të përfaqësojë në të ardhmen vendin”, informoi Komiteti Olimpik Portugez, nëpërmjet një deklarate për shtyp.

E lindur në Brazil, Borges përfaqësoi kombëraren e vendlindjes në Athinë 2004, por u transferua tek Portugalia disa vite më vonë.

Borges është e martuar me amerikanin Mark Mendelblatt, i cili konkurroi në Londër 2012 në një disiplinë të velës.

Sipas rregullores, ajo duhet të kishte informuar shtatzaninë e saj menjëherë pas mësimit të këtij lajmi dhe të tërhiqej nga pjesëmarrja në Londër automatikisht./tch/

/komuniteti