Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

“I dashur Babagjysh!...”, letra e dëshirave

27.12.2016 - Fillimi i dhjetorit është periudha më e mirë për të shkruar një letër për Babagjyshin. Kjo letër magjike shkruhet nga fëmijët dhe nuk i braktis kurrë.

Por edhe letra për Babagjyshin, ashtu si çdo letër tjetër, shkruhet me elementët e duhura. Fëmijët zbaviten shumë për të zgjedhur letrën, ta zbukurojnë dhe ti lënë vend fantazisë për kërkesën për dhuratat. Në epokën e konsumizmit, po imponohet një tendencë e papritur por dhe pozitive: fëmijët kanë filluar të zbulojnë bukurinë e dëshirave dhe fjalëve të shkruara.

 

Zgjedhja e letrës

Nuk mund të jetë një letër çfarëdo, por zbavitja është pikërisht te zgjedhja e saj. Modele të gatshme mund të gjenden në kinkaleri apo supermarkete, por mund ti zbukuojmë edhe vetë në shtëpi me letra shumëngjyrëshe dhe aksesor të tjerë.

 

Dëshirat

Përsa i përket përmbajtjes, lërini rrugë të lirë fantazisë së fëmijës. Nëse i keni fëmijët e vegjël, që nuk mund të shkruajnë, atëherë është detyra e nënës ose babait. Një këshillë, mundohuni të shmangni korrigjimet apo gabimet ortografike. Megjithatë do të ishte mirë tu mësoje fëmijëve që letra për Babagjyshin fillon men një prezantim të mirë të vetes. Kjo formë do t’i shërbejë fëmijës kur të rritet.

 

Dërgimi

Momenti i dërgimit të letrës është shumë i rëndësishëm. Nëse fëmijët janë të vegjël, letra mund të lihet pranë Pemës së Krishtlindjeve, me shpresën se do të tërhiqet nga elfët e Babagjyshit. Por nëse fëmijët janë më të mëdhenj, letra dërgohet me pullë poste para syve të tyre. Por kujdes: Kur të hiqni letrën tek Pema e Krishtlindjeve fshihuni në mënyrë perfektë për të shmangur zbulimin.

Burimi: Top Channel

/komuniteti