Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vrasësja 10-vjeçare në gjykatë

Viktima 3 muajshe

03.10.2012 - Një 10-vjeçare në shtetin amerikan të Mejnit u shndërrua në personin më të ri në historinë e shtetit të akuzuar për vrasje me paramendim.

E mitura vrau një vajzë 3-muajshe, të cilën nëna e saj e kishte marrë në përkujdessje si dado.

Pas vdekjes enigmatike të foshnjes, autopsia tregoi shumë shpejt se çfarë kishte ndodhur me të.

Një ekspert shpjegoi se bebes i ishte dhënë një sasi vdekjeprurëse ilaçesh, i njëjtë me një mjekim që 10-vjeçarja merrte dhe njekohesisht ajo ishte mbytur gjatë natës.

Në atë moment, nëna e 10-vjeçares, dado e foshnjes, ishte duke fjetur, ndërsa provat për autoren e krimit ishin të pakontestueshme.

Vrasësja besohet se kreu krimin e saj e shtyrë nga xhelozia për vëmendjen e nënës, një fenomen i njohur midis fëmijëve të asaj moshe, por i pakonceptueshëm në këto nivele.

Ndonëse 10-vjeçarja nuk mund të dënohet për shkak të moshës së saj, gjykata do të ndjekë një procedim për të përcaktuar nëse ajo do të ketë nevojë për trajtim psikologjik dhe do të rekomandojë hapat e ardhshëm e kufizimet që mund të vendosen ndaj së miturës./tch/

/komuniteti