Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

10 aftësitë jetësore që duhet të dijë fëmija juaj 10 vjeçar

09.09.2016 - Me kaq shumë gjëra që kanë mësuar fëmijët sot në teknologji, është e lehtë të anashkalohen disa aftësi praktike që duhet të dinë ata.

Një studim i fundit gjeti se ndërsa 58% e fëmijëve 3 deri në 5 vjeç mund të orientoheshin shumë mirë me një smartphone, më pak se 15% mund të përgatisnin vetë mëngjesin e tyre.

“Shoh shumë prindër që bëjnë çdo gjë për fëmijët e tyre në vend që t’i lenë ata ta gjejnë vetë zgjidhjen” thotë Tim Elmore, themelues i shoqatës “Rritja e liderave”. Filloni tu mësoni fëmijëve aftësitë e mëposhtme dhe shtroni rrugën për pavarësinë e tyre. Deri në moshën 10 vjeçare ata duhet të kenë përvetësuar këto 10 aftësi:

1. Të përdorin lavatriçen

2. Të mbjellin një bimë

3. Te paketojnë një dhuratë

4. Të ngulin një gozhdë

5. Të shkruajnë një letër

6. Të përgatisin një vakt të thjeshtë

7. Të orientohen në hartë

8. Të mjekojnë një plagë

9. Të pastrojnë tualetin

10. Të bëjnë pazar të mirë

 

Përgatiti: Elona Çeço

/komuniteti