Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

25 fjalët që duhet të thotë një 2-vjeçar

02.11.2017 - Në moshën 2-vjeçare, shumica e fëmijëve kanë filluar të flasin.

Ka një sërë fjalësh që ata përdorin në këtë moshë, por sugjerohet që ata të përdorin të paktën 50 fjalë. Gjithësesi studimi nga Leslie Rescorla, Ph.D., ka listuar 25 fjalët më të zakonshme që duhet të thotë një fëmijë 2-vjeçar. Ato janë:

• Mami

• Babi

• Bebi

• Qumësht

• Lëng

• Mirëdita (ose fjalë tjetër përshëndetëse)

• Mirupafshim

• Po

• Jo

• Qen

• Mace

• Top

• Hundë

• Sy

• Banane

• Biskotë

• Makinë

• Faleminderit

• E nxehtë

• Dush/Banjë

• Këpucë

• Kapele

• Libër

• Prapë

• Mbaroi

Duhet specifikuar që këto janë fjalët bazike që shpesh përdoren nga fëmijët ndërsa ata ndërveprojnë me fëmijë të tjerë. Ndaj, nëse fëmija juaj dy vjeçar nuk i përdor këto fjalë në rutina të caktuara, mbase duhet të konsultoheni me një pediatër. Ka shumë arsye pse fëmija juaj nuk arrin të zhvillojë gjuhën normalisht (mund të jetë problem dëgjimi, problem në mekanikën e të folurit, shenja të hershme të problemeve të të nxënurit apo autizmit) ose mund të ndodhë që fëmijës suaj i vijnë të gjitha këto fjalë menjëherë. Gjithësesi, kjo është mosha ku duhen bërë vlerësime dhe nëse ka diçka që nuk shkon duhet të mendohet për ndërhyrjen e duhur. Sa më herët fillon ndërhyrja, aq më shumë ndihmohet fëmija.

Përgatiti: Elona Çeço

Burimi: prinder te edukuar

/komuniteti