Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

250 euro për nënat që lindin fëmijë në Suharekë

01.03.2019 - Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se nga tani, të gjitha gratë që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, do të marrë 250 euro mjete financiare.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj ka thënë se ky vendim është me rëndësi të madhe për qytetarët e Suharekës.

“Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare”, ka shkruar Muharremaj, përcjellë Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sapo u miratua një vendim me rëndësi të madhe për qytetarët e Komunës së Suharekës.

Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare.

Dua t’i falënderoj asamblistët që e votuan dhe e mbështetën iniciativën e tillë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike.

Burimi: klankosova

/komuniteti