Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

5 arsye pse fëmijët duhet të qëndrojnë më shumë në natyrë

Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë, sipas hulumtimeve të fundit dëshira që fëmijët të luajnë lojëra në ambiente të hapura çdo ditë po zvogëlohet.

E sipas ekspertëve kjo është një gjë me të vërtetë brengosëse dhe prindërit duhet patjetër të ndryshojnë formën e sjelljes me fëmijët në këtë aspekt.

Qëndrimi i fëmijëve në ambient të hapur kryesisht në natyrë ka ndikim të madh në shëndetin e tyre mendor, emocional e fizikë dhe kjo gjendje do ti përcjell edhe kur të rriten.

Ja pesë arsyet që qëndrimi në natyrë ndikon mirë tek fëmijët. 

1.Përmirëson formën se si ata përjetojë stresin

Edhe fëmijët përballen me strese të ndryshme, madje duke qenë më të vegjël kanë tendencë ti zmadhojnë gjërat.
Qëndrimi në natyrë do të ndihmojë shumë në këtë aspekt.

2.Redukton çrregullime të ndryshme si ankthet dhe depresionin

Sipas një hulumtimi të fundit fëmijët që kalojnë kohë më shumë në hapësira të gjelbërta kanë më pak ankthe dhe relaksimi që marrin në natyrë ndihmon të mos përballen me ndonjë depresion të mundshëm.

3.Rrit kreativitetin

Fëmijët që qëndrojnë çdo ditë në natyrë kanë më shumë kreativitet.
Atyre u rritet aftësia të fokusohen dhe të koncentrohen kjo bënë që të jenë më të lirë për të shprehur ndjenjat dhe kreativitetin e tyre.

4.Duke rritur aktivitetin fizik, largohet mundësia për obezitet

Natyrisht fëmijët që luajnë jashtë kanë një shëndet më të mirë fizik, prandaj sa më pak Tv, kompjuter e telefon, në vend të tyre ata do të jenë jashtë duke vrapuar e kërcyer, në këtë formë as nuk do të vërejnë që janë fizikisht aktiv dhe kjo do të krijohet si shprehi për ta, dhe imuniteti do të rritet.

Natyrisht pas gjithë këtyre aktiviteteve edhe gjumi do të jetë më i mirë.

5.Ndihmon që ata të krijojnë respekt dhe përgjegjësi për tokën/planetin

Fëmijët që kanë kontakt rregullisht me natyrën gjatë fëmijërisë krijojnë dashuri dhe respekt për ambientin.
Pra natyra ka efekte pozitive si në shëndetin e tyre ashtu edhe në sjelljet.

 

Burimi: RevistaPorta

/komuniteti