Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

A e dëmton beben stresi që ka shtatzëna?

01.10.2015 - Sot, është gati e pamundur të jetohet pa stres: të acarohen nervat sapo e hap televizorin, nervozohesh kur je në komunikacion, ndonjëherë në vendin e punës "të vlon truri" dhe shumë e shumë situata tjera. Por, a është ky stres i dëmshëm për beben nëse jeni shtatzënë?

Stresi i nivelit mesatar në fakt ka veprim të dobishëm për frytin, sepse e tonifikon sistemin nervor të frytit dhe e shpejton zhvillimin e trurit. Shtatzënat të cilat kanë pasur stres të moderuar do të lindin fëmijë truri i të cilëve do të punojë më shpejt se sa truri i fëmijëve të lindur nga gratë të cilat gjatë shtatzënisë nuk kanë pasur stres./Dr. Memli Morina/

/komuniteti