Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

A guxon nëna të konsumoj çokollatë gjatë gjidhënjes

12.09.2017 - Gjatë kohës sa jeni duke ushqyer beben më qumështin e gjirit tuaj, padyshim se do të doni të hani ushqime të ndryshme, pa e përjashtuar edhe çokolatën në këtë mes.

Nëse keni lakmi për çokolatën, mundohuni ta limitoni sa më shumë. Por, këtë gjë limit duhet ta bëni vetëm nëse vëreni disa reaksione tek bebja juaj. Për të kuptuar përse dhe si çokolata mund të ndikoj tek i vogëli juaj, lexojeni këtë shkrim që Gazeta Shneta ka përgatitur për ju:

 

Përbërësit e çokolatës

Çokolata me vështirësi ka nevojë për përshkrim!

Është thjeshtë një ëmbëlsirë, zakonisht me ngjyrë të kaftë, e përgatitur nga përbërës ushqimor, me farat e kakaos.

Përbërësit kryesor të çokolatës janë lëngu, buteri i kokoas, dhe sheqeri shtesë.

Përmbanë karbohidrate, yndyrë, proteina, vitamina, minerale, ujë, kafeinë, kolesterol, dhe teobrominë.

 

A bën të hahet çokolata gjatë gjidhënjes?

Nëse gjatë gjidhënjes nuk shfaqen efekte anësore apo reagime të çokolatës, atëherë nëna mund të ha sasi të mbikqyrur të çokolatës.

Secila bebe ka dallim nga tjetra, prandaj edhe lista e ushqime nuk përkon tek secila. Kriteri i përbashkët është që dieta e nënës gjidhënëse të jetë e balancuar mirë dhe shëndetshëm.

 

Nëse trupi i foshnjes gjatë gjidhënjes reagon ndaj çokolatës, atëherë do t’i vëreni këto shenja të efekteve anësore të mundëshme:

Formimi i gazrave

Të vjellurat

Diarrhea

Trullosje

Lodhje

Irritim i lëkurës

Hiperaktivitet

Pagjumësi

Refuzim i pirjes së qumështit.

Nëse bebja juaj ka këto shenja, atëherë ndaloni së konsumuari çokolatë përkohësisht, dhe shikojeni nëse bebja juaj përmirësohet, por në rast se nuk ka përmirësim, vizitojeni pediatrin.

Burimi: gazetashneta

/komuniteti