Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

A mund të humbni peshë gjatë gjidhënies – pa rrezikuar shëndetin e fëmijës?

06.10.2016 - Për nënat e reja të cilat janë duke ushqyer fëmijët e tyre me gji, cilat janë strategjitë më të mira për humbje të peshës të cilat nuk do të pengojnë furnizmin me qumësht?

Sigurohuni që të themeloni procedurë të mirë për ushqim me gji para se të filloni çfarëdo programi për humbje te peshës, kjo është këshilla thelemore e cila rrjedh nga hulumtime të shumta të cilat merren me studimin e humbjes së peshës postpartum (pas lindjes).

Se pari, nënat duhet që të rekuperohen në tërësi dhe pas konsultimeve të rregullta me mjekun të vendoset nëse ka ardhur koha e përshtatshme për fillimin e ndonjë programi për humbje të peshës.

Studimet tregojnë që ushtrimet si të vetme nuk janë efektive për humbje të peshës pas lindjes për shumicën e femrave; është shumë lehtë që të kompenzohen kaloritë e shpenzuara duke ngrënë më shumë.

Mënyrë shumë më e mirë është reduktimi i marrjes së kalorive, së bashku me ushtrime, të cilat ndihmojnë në humbje më të madhe të masës yndyrore dhe mbajtje ose shtim të masës muskulore. Ushtrimet poashtu përmirësojnë fitnesin kardiorespirator dhe shëndetin metabolik dhe janë poashtu të mira për shëndetin mendor.

Kolegji Amerikan i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë rekomandon të paktën 150 minuta ushtrime aerobe me intensitet të moderuar (si ecja e shpejtë ose çiklizmi me intensitet të ulët) në javë për femrat të cilat ju kanë dhënë jetë bebeve të tyre.

Humbja e 500gr deri në 1kg në javë mund të konsiderohet si mënyrë e shëndetshme e humbjes së peshës, por humbja e sasive më të mëdha se kjo mund te ndikojë negativisht në furnizimin me qumësht dhe shfaqje të simptomave të lodhjes tek nënat.

Për tu siguruar që foshja është duke marrë sasinë e duhur të qumështit mund të kontrollohet pesha e saj ose pelenat.

Për të gjitha femrat të cilat dëshirojnë të humbin peshë, rekomandohet që të zvogëlohet marrja e kalorive për 500 kalori në ditë, duke marrë një total prej 1800 kalori në ditë (varësisht edhe nga pesha dhe ndërtimi trupor i nënës).

Nuk rekomandohet që nënat gjatë gjidhënies të ulin ndjeshëm marrjen e karbohidrateve. Ato nevojiten për të krijuar laktozë, sheqer në qumësht. Përndryshe, secili plan tjetër mund të funksionojë kështu që fokusohuni në ushqime të cilat ju pëlqejnë dhe ndiheni të kënaqura.

Në fund, kujdes maksimal duhet t’iu shtohet përdorimit të produkteve për humbje të peshës pasi që shumica e tyre mund të jenë të kontaminuara me përbërës të dëmshëm. Disa përbërës barishtor madje mund të pengojnë edhe prodhimin e qumështit dhe të ndikojnë negativisht në shëndetin e foshnjës.

Burimi: gazetaexpress