Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Agjenda e një gruaje shtatzënë, ç’duhet të dijë dhe ndjekë?

Agjenda e një gruaje shtatzënë, ç’duhet të dijë dhe ndjekë?

08.11.2011 - Po rripit te sigurimit, fluturimeve me avion dhe raporteve seksuale. Jo alkoolit, duhanit, zhytjeve nenujore dhe perdorimit te kurave natyrale kunder te vjellave, duke nisur qe nga produktet me baze xhenxhefili.

Agjenda e shtatzanise e publikuar nga ministrite e shendetesise ne shume vende evropiane permban gjithe informacionet e nevojshme qe nje grua duhet te dije dhe te ndjeke ne 9 muajt e shtatzanise, te konsideruar edhe si muajt me delikate te jetes se saj. Shoqerite me te medha shkencore kane ripare literaturen e nevojshme shkencore dhe kane hartuar nje dokument modern dhe te azhornuar: “Po investojme shume per te garantuar nje shendet sa me te mire te nenes dhe femijes, duke evituar sjelljet qe nuk duhen bere, si per shembull fiksimi per nje numer te madh kontrollesh te panevojshme”, thone mjeket. Kater vizita behet fjale per shtatzanite fiziologjike pa probleme per nenen dhe femijen.

Gjithcka nis nga pyetjet e thjeshta ato qe nje grua ne pritje te nje femije, mund t’i drejtoje gjinekologut te saj. Keshillohen jo me pak se kater vizita. Ne takimin e pare, mjeku duhet t’i ofroje gruas informacione te shkruara si libra apo udherrefyes per shtatzenine dhe te planifikoje takimet e mepasshme duke i shpjeguar mire se perse eshte e rendesishme t’i respektosh. Rekomandohet qe mjeket te ngulin kembe te stili i jetes. Per sa i perket alkoolit, provat shkencore nuk jane perfundimtare, por e mira eshte te mos perdoret.

Po ashtu ndalohet rreptesisht duhani, i konsideruar nga kerkuesit dhe mjeket si i demshem jo vetem per shendetin e nenes, por edhe per ate te femijes. Po ashtu ndalohet edhe perdorimi i cdolloj droge sado te lehta qofshin ato. Nuk ka asnje studim per shembull, qe te vertetoje demet e kanabisit, por gjithsesi perdorimi i tij nuk keshillohet absolutisht.

Per sa i perket kapitullit per aktivitetin seksual, mjeket kembengulin se te gjitha grate duhet ta dine se kryerja e marredhenieve seksuale gjate kesaj periudhe nuk eshte aspak e rrezikshme, qofte edhe kur gruaja eshte ne ditet e fundit para lindjes. Drite jeshile edhe per sportin, ne menyre te moderuar duke u limituar ne aktivitete te sigurta, pa rreziqe reniesh, traumave abdominale apo sforcimeve te dukshme fizike. Mes aktiviteteve te keshilluara gjate shtatzenise jane ushtrimet Kegel, te quajtura keshtu nga emri i doktor Arnold Kegel, qe i ka ideuar.

Behet fjale per kontraksione te lehta per te stervitur muskujt e legenit qe jane shume te pershtatshme per kurimin dhe parandalimin e shpeshte te urinimit gjate ketyre 9 muajve. Sipas disa mjekeve, shtatzenia eshte pergjegjese per dobesimin nje tjeter ushtrim i vlefshem eshte edhe ecja e thjeshte. Ecja konsiderohet nje nga ushtrimet me te mira per te rritur fluksin e gjakut dhe per te djegur kalorite. Joga keshillohet vetem nese je eksperte ne kete fushe, ndersa shetitja me biciklete jo per te evituar rrezikun te renit. Ndalohen totalisht zhytjet nenujore, sepse mund te demtojne fetusin. Per sa i perket notit, keshillohet plotesisht./infoalbania/

/komuniteti