Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Aplikacioni që tregon pse po qan fëmija juaj

18.03.2016 - Deri tani kemi dëgjuar për pediatrin me duar magjike, Dr.Robert C. Hamilton, i cili mund të ndalë çdo bebe që qan brenda pesë sekondash.

Ndërsa tani do të dëgjoni për një çudi tjetër. Është ky aplikacion, Infant Cries Translator, i cili përmes incizimit të zërit të foshnjës mund të dallojë pse po qan ai/ajo. Ky aplikacion mund të dallojë katër lloje të qarash, të tregojë nëse foshnja po qan pasi ka nevojë për gjumë, është i/e uritur, ka nevojë për ndërrim të pelenës apo ka ndonjë dhimbje.

Për të kuptuar cila nga këto të katërta është, prindi duhet të prekë butonin për të incizuar fëmijën për 10 sekonda në mënyrë që aplikacioni të krahasojë të qarat dhe të tregojë se për çfarë po qan fëmija.

Zhvilluesit e këtij aplikacioni në National Taiwan University Hospital Yunlin, kanë mbledhur më shumë se 200,000 zëra të ndryshëm të fëmijëve që qajnë. Për të porsalindurit sipas tyre ky aplikacion është i saktë deri në 92 %, ndërsa deri tek mosha 4 muajshe në 77%. Pas moshës gjashtëmujore foshnja fillon të përshtatet më shumë me ambientin dhe ky aplikacion mund të mos ju hyjë shumë në punë.

Pra tani telefoni juaj i mençur (smartphone) nuk do t’ju shërbejë vetëm si telefon, për kamerë, ndriçim apo edhe hartë por edhe si një dado e vogël, sigurisht atyre që u duhet. 

Burimi: Noa

/komuniteti