Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Babagjyshi i Vitit të Ri: Duhet t’i lejojmë fëmijët t’a besojnë?

16.12.2011 - Ne te gjitha kulturat e botes Perendimore, ka qene gjithmone nje person i cili jep dhuratat, per shembull ne France per shume kohe femijet kane festuar Père Chemineau, i prezantuar me shporten mbi supet e tij dhe i veshur me nje mantel te erret.

Babagjyshi aktual, qe tradita e do me faqet topolake, me mjekerr, fytyre kuqalash dhe i qeshur, ka ardhur tek ne direkt nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne periudhen e pasluftes, permes Planit Marshall.

Megjithate ne nuk duhet te harrojme se behet fjale per nje rit pagan qe shihet me armiqesi nga Kisha katolike; praktikuesit “e papajtueshem”, ne fakt, nuk e festojne (festojne vetem lindjen e Jezusit), dhe ne vitet ’50, peshkopi i Dizhonit, arriti deri ne djegien e portetit te Babagjyshit ne sheshin publik te qytetit.

A duhet t’ja themi te verteten femijeve tane?

Aspak. Femijet jetojne nje bote gjysem reale dhe gjysem imagjinare, te populluar nga zanat, dragonjt, qente qe flasin, fantazmat dhe heronjt ne filmat vizatimore. Sepse nevoja e tyre per te mrekullueshmen perfaqeosn nje lloj mbrojtje kunder realitetit te ashper te botes se jashtme, nuk ekziston asnje arsye per t’i detyruar qe te mbajne “kembet ne toke” kur jane te vegjel!

Sigurisht, ju mendoni se eshte e veshtire per te besuar ne historine e Babagjyshit te vitit te ri! Megjithate, femijet tane besojne se ekziston nje burre topolak qe jeton ne qiell, zbret me nje slite qe terhiqet nga dreret dhe qe ne nje nate te vetme sjell dhurata per te gjithe femijet e botes, nuk ka asgje te jashtezakonshme. Ne te kundert, nese femija habitet duke pare pese Babagjysh njeri pas tjetrit ne rruget e dyqaneve te qytetit, shpjegojini qe jane njerez te veshur si Babagjyshi dhe se, ai i verteti vjen vetem kur femijet jane ne krevat duke fjetur.

Kur duhet t’ja thuash te verteten?

Eshte e mundur qe magjia te zgjase derisa femija “eshte ne loje”. Ekzistojne tre mundesi te ndryshme qe mund te gjeni veten te perballeni:

- Nje femije eshte i vogel, dhe nje i rritur i ka thene qe babagjyshi nuk eksiston: Nese e shihni te trishtuar, sigurojeni, duke i thene se disa persona nuk e besojne ate, por qe ju e besoni dhe e respektoni kete tradite. Nje shpjegim i ngjashem ka per te gezuar femijen.

- Eshte pak me i madh dhe fillon t’ju beje pyetje; kur fillon t'ju beje pyetje ne lidhje me te, do te thote se nga ana e tij tashme ekzistojne dyshime te medha…per te mos thene qe ka kuptuar gjithcka. Nese eshte rreth 5-6 vjec, moshe ku zakonisht femija fillon te mos besoje me tek babagjyshi, ndoshta do te ndjehet pak keq nga fakti qe po i konfirmoni friken e tij…por me mire ky zhgenjim i vogel sesa te ndjehen budallejn, sepse asnje nga shoket e tij te klases nuk beson me tek babagjyshi!

- Vazhdon ende ta besoj edhe ne moshen 6 vjec; femija rrezikon te tallet nga nje shok klase. Te pakten, filloni te flisni te kushtezuar dhe t’i shpjegoni se nuk eshte e mundur qe njerezit te fluturojne nga qielli me nje slite dhe qe vijne poshte nepermjet oxhakut dhe keshtu me rradhe.

Ne cdo rast, kur t’i thoni te verteten mbi ekzistencen e Babagjyshit te Vitit te Ri, shfrytezoni gjithmone mundesine per ta vene kete zbulim ne nje kontekst te historise familjare. Per shembull, duke i thene se, edhe ju kur ishit femije keni besuar per shume kohe tek Babagjyshi, qe e gjithe kjo ju duket e mrekullueshme dhe keni deshiruar te riperseritet kjo magji edhe me ate. Gjithashtu lerini te kuptoje se nuk duhet t’i thote asgje vellezerve dhe motrave me te vegjel, por qe duhet te qendrojne ne loje, pikerisht sic keni bere ju me te dhe sic ai do te beje te njejten gje me femijet e tij. Do i pelqeje te dije te verteten mbi Babagjyshin dhe te jete ruajtesi i nje sekreti te madh…/infoalbania/

/komuniteti