Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Baballarët luajnë rol kyç në zhvillimin e fëmijëve

19.07.2016 - Studimet e fundit nga Universiteti i Miçiganit kanë dalë në përfundimin se baballarët luajnë rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve; që nga gjuha dhe aftësitë konjitive në foshnjëri deri te aftësitë sociale në moshë shkollore.

"Në studimet e mëparshme është mbështetur ideja se baballarët nuk luajnë rol të drejtpërdrejtë tek fëmijët, se ata thjesht krijojnë qëndrimin e familjes dhe se nënat janë ato që ndikojnë zhvillimin e fëmijës” tha Claire Vallotton, profesor i studimit. “Por, ky studim tregon se baballarët kanë një ndikim të drejtpërdrejtë afatgjatë dhe afatshkurtër tek fëmijët e tyre”.

Nga vëzhgimet që u bënë në 730 familje, studiuesit investiguan stresin dhe problemet e shëndetit mendor të prindërve dhe ndikimin e tyre tek fëmiëjt. Stresi i prindërve dhe problemet e shëndetit mendor ndikojnë në mënyrën si prindërit ndërveprojnë me fëmijët dhe rrjedhimisht në zhvillimin e tyre. Studimi gjeti se stresi i prindërve kishte një efekekt dëmtues në zhvillimin e konjicionit dhe gjuhës tek fëmijët 2 deri në 3 vjeç. Ndikimi varej nga seksi e prindit; stresi i babait ndikonte më shumë negativisht në zhvillimin e gjuhës tek djemtë sesa tek vajzat.

Shëndeti mendor i prindërve ndikonte drejtpërdrejt në sjelljen e fëmijëve. Shëndeti mendor i babait kishte një ndikim afatgjate, duke sjellë vështirësi në aftësi sociale (siç janë vetëkontrolli dhe bashkëpunimi) kur fëmijët arrinin në klasë të pestë. Në fakt, simptomat e depresionit tek babai kur fëmijët ishin të vegjël, kishin një ndikim më të madh në aftësitë sociale të tyre më vonë, krahësuar me simptomat e depresionit tek nënat.

"Babai nuk duhet të konsiderohet vetëm si sigurues ekonomik për fëmijën, por të gjendet aty për atë dhe të mendojë si ndikon gjendja e tij tek fëmija. Që të ndihmohet zhvillimi i fëmijës, duhet të krijohet një tablo e plotë e familjes, duke përfshirë të dy prindërit” tha Harewood, studiues.

Burimi: Elona Çeço

/komuniteti