Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Baballarët sot: Më shumë se zëvendësues të thjeshtë të nënave

Harrojeni idenë e një zëvendësuesi të paaftë e fatkeq të nënës, që kërkon kuturu pelenat për të ndërruar foshnjën, që e kap paniku kur do ta ushqejë më shishe, apo zmbrapset me tmerr kur mendon që duhet t’i bëjë banjë asaj. Baballarët e sotëm janë të angazhuar, e shohin veten të barabartë me nënat dhe janë të mërzitur e të lodhur nga sulmet në media.

 

Është koha që baballarët të gëzojnë respektin që meritojnë

Ky është mesazhi i marrë nga një studim i ri në shkallë të gjerë mbi baballarët e rinj. Anketimi i 1 319 prindërve, përfshinte 559 baballarë ose baballarë të pritshëm dhe zbuloi disa ndryshime të rëndësishme në krahasim me një studim të ngjashëm të kryer shtatë vjet më parë. Tre të katërtat e baballarëve tani thonë që ata kanë qëndruar apo planifikonin të qëndronin disa ditë në shtëpi menjëherë pas lindjes së fëmijës së tyre duke bërë punët e përditshme dhe duke u kujdesur për foshnjën, trefishi i numrit të marrë nga studimi i mëparshëm. Gjithashtu, ndërsa 3 në 5 baballarë thanë se ideja për të pasur një fëmijë u kishte ardhur bashkë me partnerët e tyre, një çerek thanë se shtatzënia ishte e paplanifikuar, një rritje trefish në krahasim me studimin e shtatë vjetëve më parë.

 

Baballarë të gatshëm

Në total, baballarët raportojnë që janë shumë aktivë në të gjithë fazat e shtatzënisë dhe në lindjen e fëmijës. 80% e burrave kanë qenë të pranishëm në pjesën më të madhe të vizitave të partneres së tyre tek mjeku, tre të katërtat janë gjithnjë të arritshëm me telefon gjatë shtatzënisë dhe dy të tretat thanë që shkëmbenin mesazhe me partneret e tyre. Tre nga pesë baballarë thanë që ata i kishin prerë apo planifikonin ta prisnin kordonin umbilikal të foshnjës së tyre.

Ende, studimi zbuloi disa zhvendosje interesante për gjeneratën e baballarëve të sotëm. Shumica e baballarëve marrin nga një deri në dy javë pushin pas lindjes së fëmijës së tyre, por ndryshimi është në moshën e tyre. Numri i baballarëve nën 30 vjeç të cilët e konsiderojnë pushimin prej një ose dy javësh si standard është me një të tretën më i madh se sa numri i baballarëve mbi 40 vjeç. Dyfishi i baballarëve nën 30 vjeç thanë se planifikonin të merrnin një pushim deri në 4 javë.

Kriteri dallues: Afërsisht dy të tretat e baballarëve thanë se ata ishin më shumë të përfshirë në aspektet fizike të përkujdesjes për fëmijët e tyre, ndërrimin e pelenave, përgatitjen e ushqimeve, banjën se sa kishin qenë baballarët e tyre.

Siç u shpreh një baba në një bashkëbisedim në vijim, “Çdokush mund të jetë një atë, por duhet një burrë për të qenë baba. Kjo është më shumë se sa të shërbesh, kjo do të thotë t’u tregoni fëmijëve tuaj se si të jeni i respektueshëm, i mençur dhe në total një person i mirë”.

 

Dhe foshnja krijon kaos? Jo më.

Impakti i të pasurit një fëmijë mbi marrëdhënien midis nënës dhe babait pasqyron po ashtu një ndryshim kryesor midis gjeneratave. Kur u pyetën nëse pasja e një fëmije i afroi ata me bashkëshortet e tyre apo në vend të kësaj e ka rritur stresin, 20% e baballarëve mbi 40 vjeç thanë që u afruan më shumë, ndërsa një e treta thanë që u rrit stresi në marrëdhënien e tyre. Për baballarët nën 30 vjeç, numrat ishin të përmbysur. Kjo prirje sugjeron besimin e shumë kohëve më parë se fëmijët ishin një pengesë në marrëdhënie.

Gjithashtu, studimi gjeti që në një numër të gjerë problemesh, sa shumë kohë të lirë kanë baballarët, sa ndihen të pushtuar partnerët e tyre, si edhe sa ndihen ata vetë të pushtuar, baballarët e sotëm janë më pak të frustruar se sa ishin shtatë vjet më parë.

Megjithatë disa gjëra nuk ndryshojnë asnjëherë. Tre gjërat që bëjnë më shumë baballarët: Kujdesen për shtëpinë (kositin barin para shtëpisë, ndërrojnë llambat e djegura), kujdesen për makinën, menaxhojnë paratë. Tre gjërat që bëjnë më pak baballarët: Psonisin për lodrat e fëmijëve, psonisin për veshjet e fëmijëve, pastrojnë shtëpinë.

Një shenjë e mosmarrëveshjeve është se baballarët besojnë që ata bëjnë më shumë punë rreth e qark shtëpisë se sa pranojnë gratë këtë. Baballarët kanë 50% më shumë të ngjarë të thonë që ata lajnë rrobat, baballarët i njohin më shumë merita vetes që ndihmojnë në përkujdesjen për fëmijët dhe një e treta e baballarëve ka më shumë të ngjarë që të thonë se realizojnë gjysmën e përkujdesjes për fëmijët në shtëpi.

 

A e dëmton pasja e një fëmije karrierën e babait?

Nënat që punojnë nuk mund t’ia dalin me sukses në qoftë se nuk kanë partnerë të cilët ndajnë me to një përqindje të madhe të kujdesit për fëmijën. Nënat nuk mund të priren ndaj punës, në qoftë se baballarët nuk priren ndaj shtëpisë

Në këtë aspekt, baballarët thonë që tashmë ata janë të prirë. Të pyetur “A e konsideroni veten një baba të përfshirë, i cili bën të paktën 50% të përkujdesjes për fëmijën në shtëpinë tuaj?, 87% thanë po. Kur u pyetën nëse do të merrnin vendime për karrierën bazuar në detyrimet e tyre si prindër, gjysma e baballarëve thanë se ata do të sakrifikonin një promocion në punën e tyre në qoftë se kjo do të thoshte të kalonin më pak kohë me familjen.

Këto rezultate nuk ndryshojnë sipas gjeneratës. Baballarët e të gjithë moshave thjesht e pranojnë që të dy prindërit po balancojnë shtëpinë dhe punën. Dy të tretat e baballarëve në të gjithë grupmoshat thonë, “Ne të dy kemi karriera dhe kujdesemi njëlloj për fëmijët”.

Një përqindje më e lartë e baballarëve të rinj duket se e përqafojnë këtë realitet. Kur kërkohet të jepen arsyet përse merren kaq shumë me fëmijët e tyre, shumica dërrmuese e tyre zgjedhin të përgjigjen “Kjo është gjë e rëndësishme për mua. Dua të jem një baba i mirë dhe i afërt me fëmijët tanë”. Dhe ky numër është në rritje midis baballarëve të rinj. 60% e baballarëve mbi 40 vjeç kanë zgjedhur këtë përgjigje, përqindje që u rrit në 79 midis baballarëve nën 30 vjeç. Siç thotë një baba, “Unë e ndryshova karrierën time për të qenë më shumë në shtëpi për familjen. Të jesh baba është gjëja më e rëndësishme në botë”.

 

Baballarët në media

Studimi gjeti një zonë të fortë të pakënaqësisë. Baballarët mërziten për atë se si i portretizon ata media. Të pyetur se si ndjehen për vërshimin e lajmeve që sugjerojnë që baballarët e përkushtuar janë një tendencë, baballarët e hodhën poshtë këtë. Gjysma tha se të qenët një baba i përkushtuar nuk është tendencë, është thjesht fakti se si janë gjërat. Por një e treta thanë që nuk ka pasur një vëmendje të mjaftueshme në media për rolin e ndryshuar të të qenit baba. “Ne injorohemi”, thonë ata.

Burimi: doktoriim

/komuniteti