Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Bebi pa sy

28.01.2015 - Njihuni me Richie Lopez, bebin i cili fatkeqësisht ka lindur pa sy.

Doktorët u habitën kur foshnja e porsalindur nuk po hapte sytë dhe e kuptuan vetëm pasi kaluan disa javë se në fakt vogëlushi nuk i hapte sytë pasi nuk kishte. Ky çrregullim i rrallë me emrin anoftalmi foshnjes i ishte zhvilluar që në barkun e nënës.

Mamaja e tij, Kelly Lopez, nisi të shqetësohej kur kaluan dy javë dhe djali i saj nuk i kishte hapur kurrë sytë.

Kanë kaluar 3 muaj nga lindja e tij në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe prindërit e bebes pa sy janë optimistë se shkenca do e ndihmojë fëmijën e tyre që të shohë në të ardhmen.

“Nuk e kam humbur shpresën. E di që mjekët po bëjnë të pamundurën dhe kam besim se një ditë do i transplantojnë një sy ose do gjejnë një zgjidhje tjetër”, shprehet Kelly.

Burimi: Top Channel

/komuniteti