Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çfarë duhet të dini patjetër për foshnjet që i kanë buzët me pështymë

21.12.2017 - Gjatë 4 mujorit të parë të lindjes gjendrat e bebeve prodhojnë shumë pështymë.

Me siguri kjo është përgjigjja që i jepni faktit që fëmijë nxjerrin pështymë nga goja vazhdimisht. Por duhet të dini që kjo është e gabur. Arsyeja pse pështyma krijohet është sepse në këtë moshë të vogël gjendrat e bebes nuk janë të zhvilluara plotësisht për të prodhuar një sasi të madhe përshtyme. Ajo çka e krijon pështymën është ajri që fëmijët përmbajnë në stomak. Gjatë ushqyerjes me gji apo formula një pjesë e ajrit të atmosferës futet në organizëm sëbashku me qumështin. Pas pak kohe ky ajër insiston të dalë jashtë dhe bashkë me të dalin dhe disa lëngje që ndodhen në stomak. Kjo është rruga nëpërmjet të cilës krijohet pështyma tek fëmijët e vegjël. Në të njëjtën kohë ezofagu i fëmijëve nuk është i zhvilluar plotësisht për të kontrulluar sasinë e ushqimit që del dhe hyn në organizëm.

 

A përbën ndonjë shqetësim pështyma e vazhdueshme tek fëmijët?

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi kjo fazë është e zakonshme dhe në fakt nëse fëmijët nuk përballen me të prindërit fillojnë të shqetësohen. Por nëse kjo gjë po bëhet akoma dhe më bezdisëse dhe e vazhdueshme, do të ishte e sygjerueshme që të bënit një vizitë të shkurtët tek pediatri për ndonjë problem të mundshëm.

 

Çfarë mund të bëni për këtë?

Edhe pse kjo fazë është e zakonshme ka disa gjëra që mund të bëni për ta ndaluar këtë. Më poshtë do të lexoni disa këshilla shumë efikase.

Sigurohuni që fëmijët të kenë një qëndrim të mirë teksa i ushqeni. Kjo do të thotë që ata duhet të jenë të ulur në një karrige në mënyrë që rrugët e ushqimit të jenë sa më të lirshme dhe të hapura. Shmangni ushqyerjen në pozicion të shtrirë apo dhe në makinë.

Shmangini objektet të cilat tërheqin vëmendjen e fëmijës gjatë ushqyerjes. Kjo e bën atë të ketë pauza të shumta dhe gjatë kësaj kohe ajëri që thith të bashkohet me ushqimin. Gjë që shkaktonte pështymën siç e përmendëm dhe më lartë.

Qëllojeni lehtë pas shpine fëmijën pas afërsisht tre kafshatave. Në këtë mënyrë që ajëri që ndodhet në organizëm të dalë para se një sasi më e madhe ushqimi të shtohet dhe ta bllokojë atë.

Si mund ta bëni këtë? Ja cilat janë disa mënyra për të ndihmuar stomakun e fëmijëve që të mos lejojë që ushqimi të ngjitet lart

Mos ushtroni presion mbi barkun e bebes teksa e ushqeni. Mundohuni që rrobat të cilat ai vesh të jenë sa më të lirshme dhe në rastet kur ju e ushqeni atë në makinë, mos përdorni rripin e sigurimit. Pasi dhe ai ushtron presion mbi barkun e bebes.

Bebet kanë nevojë të qetësohen për disa minuta pasi kanë ngrënë. Do të ishte mirë që ai të qëndronte ulur dhe pa lëvizur deri sa trupi ta tresë ushqimin.

Pështymën në disa raste e nxit dhe ngopja e tepërt nga ushqimi. Fëmijët duhet të konsumojnë një sasi të caktuar dhe mesatare të ushqimit. Pra mundohuni që të arrini këtë balancë. Ndonjëherë fëmijët kanë nevojë që të ushqehen pak dhe shpesh, pra duhet ta merrni parasysh dhe këtë.

Në rastet kur shihni që fëmijët krijojnë pështymë dhe gjatë natës, atëherë duhet të bëni diçka me jastëkun e fëmijës. Është e këshillueshme që fëmijët të mos flenë me jastëk për të shmangur këto probleme.

Kjo situatë do të vazhdojë deri në muajin e 8, por tani që jeni më të informuar për mënyrën si duhet të veproni, shanset që gjërat të shkojnë keq janë shumë më të vogla.

Burimi: kidstime

/komuniteti