Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çfarë ndikimi ka tiroidi në gjasat tuaja për të mbetur shtatzënë?

17.07.2017 - Nëse nuk keni pasur sukses të mbeteni shtatzënë për më shumë se një vit, atëherë para se të filloni me procedurat e riprodhimit të asistuar, shikoni nëse tiroidi juaj po funksionin si duhet.

Shumë gra nuk e dinë se funksionimi normal i tiroidit është i domosdoshëm për ngjizje. Hormoni i tiroidit i monitoron nivelet tuaj metabolike, nivelet hormonale dhe promovon baraspeshimin e peshës. Tiroidi që funksionon më pak apo më shumë se normalisht ju pengon që të arrini shtatzëninë. Prandaj, testi i tiroidit është thelbësor për çdo grua që dëshiron të mbetet shtatzënë, posaçërisht nëse ajo:

 

Nuk ka mbetur shtatzënë për më shumë se një vit

Ka cikël të parregullt të menstruacioneve

Ka pasur dy ose më shumë aborte, apo

Ka histori të problemeve të tiroidit në familje

 

Nivelet e tiroidit mund të ndikohen nga disa faktorë, si:

• Ekspozimi i rregullt niveleve të larta të stresit

• Mungesave ushqyese

• Çrregullimet e imunitetit

• Nivelet e tepërta të estrogjenit dhe prolaktinës në trup

Vështirësi për të humbur peshë, rënie ekstreme e flokëve, lodhje kronike, dhimbje të muskujve, depresion, libido e zvogëluar, cikle të parregullta menstruale janë disa nga simptomat fizike dhe psikologjike të tiroidit që funksionon nën nivelin normal, që quhet hipotiroidizëm.

Ndërkaq, humbje e papritur dhe e shpejtë e peshës, flokë të brishta, djersitje e tepërt, ankth, rrahje të shpejta të zemrës, ndryshim në ciklet menstruale, apetit i shtuar dhe gjëndër e zmadhuar e tiroidit janë disa nga simptomat e tiroidit që funksionin më tepër se normalisht, që quhet hipertidoidizëm.

 

Si ndikon tiroidi në potencialin tuaj të pjellorisë?

- Mungesë të cikleve

- Probleme të implantimit të vezës së fertilizuar, për shkak të ciklit të hershëm

- Temperatura bazike e ulët trupore, që nuk mundëson zhvillimin e embrionit.

- Nivele të larta të prolaktinës, të cilat nuk e mbështesin ovulimin.

 

Për ta përmirësuar funksionimin e tiroidit rekomandohet të ushqeheni shëndetshëm, në veçanti me ushqime që përmbajnë zink, l-tyrosinë, selen, omega-3, dhe vitaminat B, C, E dhe A. Mos hani sasi të tepërta të ushqimit që përmban shumë kripë pasi që ka efekt negativ në gjëndrën e tiroidit.

Nëse keni nivele të çrregullta të tiroidit dhe planifikoni të mbeteni shtatzënë apo jeni shtatzënë, atëherë konsultohuni me gjinekologun tuaj i cili ju udhëzon medikamente për ta menaxhuar nivelin e tiroidit. Medikamentet janë shumë të rëndësishme, përndryshe ka rrezik nga komplikimet apo aborti nëse mbeteni shtatzënë.

Autor: Dr. Ahmet Payasli

/komuniteti