Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Çfarë ndodh nëse fëmija gëlltit çamçakëzin?

06.05.2016 - Çamçakëzi llogaritet si argëtimi më i mirë dhe i ëmbël i shumë fëmijëve. Megjithatë, ndonjëherë ndodhë që fëmijët të gëlltisin aksidentalisht atë, duke u frikësuar njëlloj edhe prindërit. Zbuloni më poshtë nëse ia vlen të shqetësoheni në lidhje me këtë.

Në vend që çamçakëzi të përfundojë në gojën tonë, ndodhë shpesh që ai të përfundojë në stomak si pasojë e gëlltitjes, e cila është edhe arsyeja pse prindërit shpesh bëjnë drama të ndryshme nga frika. Megjithatë, a ka vërtetë arsye për shqetësim nëse çamçakëzi përfundon në stomakun e fëmijëve tanë?

Këtu janë disa përgjigje që do të zgjidhin dyshimet tuaja:

A mund të tretet çamçakëzi? Çamçakëzi në trupin tonë nuk mund të tretet plotësisht. Ndërsa përbërësit e tillë si sheqeri dhe ëmbëlsues tjerë, trupi i njeh dhe i zbërthen, ndërsa pjesa tjetër mbetet në copëza. Edhe pse kjo mund të tingëllojë si diçka e rrezikshme dhe shqetësuese, por çamçakëzi i patretur përfundon ashtu si edhe përbërësit tjerë të patretshëm si lëvorja e frutave apo bërthamat, kështu që trupi do ti largojë përmes lëvizjeve të zorrëve.

A mund që çamçakëzi të ngjitet për stomakun? Shqetësimi më i madh i prindërve është se çamçakëzi mund të ngjitet në murin e fytit apo në stomak. Megjithatë, për dallim nga pasojat e pakëndshme të ngjitjes së çamçakëzit nëpër rroba, flokë apo këpucë, kjo mundësi e ngjitjes në stomak apo fyt është shumë shumë e vogël. Edhe pse mund t’i duhet gjatë kohë deri sa të përfundojë në traktin digjestiv, nuk duhet të shqetësoheni lidhur me këtë…

Kur mund të paraqes problem gëlltitja e çamçakëzit? Janë shumë të rralla rastet kur gëlltitja e çamçakëzit mund të shkaktojë probleme shëndetësore, dhe zakonisht ndërlidhen me çrregullimet e sistemit të tretjes e që shkaktojnë diverticulitis apo sëmundjen e Crohn.

Burimi: gazetaexpress

/komuniteti