Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Dadoja dhunon foshnjën 10-muajshe

Një dado 65-vjeçare është kapur nga kamera duke dhunuar një foshnje 10-muajshe. Ngjarja që ka ndodhur në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup është pasqyruar nga mediat në mbarë botën. 

Prindërit e fëmijës kishin vendosur të regjistronin me kamerë dadon, pasi kishin filluar të kishin dyshime se e dhunonte foshnjën, që në trup kishte disa të nxira të pashpjegueshme. 

Duke qenë se foshnja qante dhe dadoja 65-vjeçare dëshironte të shikonte televizion në qetësi, bën që ajo të humb durimin me të dhe të fillojë të ushtrojë dhunë. 

“Pse po qan, pse? Fli qelbësirë, mbylle ti bir k****”, dëgjohet të thotë 65-vjeçarja në video, ndërsa ka një moment kur ajo e kap foshnjën për fyti dhe e përplas.

Pas kallëzimit, policia menjëherë ka arrestuar 65-vjeçaren që pretendon se regjistrimet janë të jashtëligjshme, pasi askush nuk guxon ta filmojë dikë tjetër në fshehtësi.

 

/ Top Channel

/komuniteti