Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Dehidrimi te fëmijët

04.05.2011 - Dehidrimi eshte nje komplikacion i shpeshte i semundjeve te femijet qe paraqiten ne urgjence. Ndersa disa here eshte nje komplikacion me vete. Nderhyrja e shpejte eshte e rendesishme per te parandaluar shokun ose komen dhe pasojat kardiovaskulare.

Dehidrimi te femijet shumicen e rasteve vjen nga gastroenteriti, qe karakterizohet nga te vjella dhe diare. Megjithate, disa shkaqe te tjera te dehidrimit mund te jene si probleme orale si stomatiti, humbje jo te ndjeshme nga temperatura ose diurez nga diabeti mellitus.

Termat dehidrim dhe pakesim ne volum perdoren si sinonime per te treguar pakesimin e lengjeve intravaskulare.Megjithate duhet te kuptohet lehte nga doktoret se pakesimi i volumit eshte me qarte i dukshem nga dehidrimi.

Ne amerike afersisht shtrohen 200 000 femije dhe jane regjıstruar 300vdekje ne nje vit. Shkaku kryesor i ketyre rezultateve eshte gastroenteriti.

Pergjigja e pare e trupit ndaj dehidrimit eshte etja duke pire shume uje dhe pakesim urine ne menyre qe te ruhet uji. Urina do te jete me e koncentruar dhe me e verdhe. Sa me shume humbet uje aq me shume shtohen simptomat.

 

Me poshte jepen simptomat e dehidrimit:

· Tharje goje

· Pakesim lotesh

· Djersitja ndalon

· Dhimbje muskujsh

· Perzierje dhe te vjellura

· Rrahje zemre te shpeshta

· Marrje mendsh

Trupi mundohet te rregulloj outputin e zemres dmth sasine e gjakut qe pompohet nga zemra ne trup dhe ne qpfte se sasia e lengjeve ne kapilar ulet trupi shton rrahjet e zemres te cilat shkaktojne tkurrjen e kapilarve te gjakut per te rregulluar presionin e gjakut. Kjo mekanizem fillon te ulet kur dehidrimi shtohet. Kur dehidrimi eshte i rende, dobesi dhe konfuzion duken qarte pasi truri dhe organet e tjera furnizohen me pak me gjak. Dhe ne fund mund te verehet dhe koma ose shkaterrim organi.

Qellimi i ekzaminimit fizik eshte per te percaktuar gjendjen dhe graden e dehidrimit te femijet. Ato ndahen ne 3 grupe e lehte, e mesme dhe e rende.

 

Megjithate duhet te merren informacione mbi:

Menyren e te ushqyerit dhe lengjet e marra

Numri i pampers te lagura ne krahasim me normalet

Humbja e lengjeve si te vjella, diare, numri i urinimeve

Aktivitetet

Ilaçet qe perdor

Ekspozimi ne diell ose nxehtesi

/komuniteti