Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Dëshmia e djalit që jetoi në Qendrën e Fëmijëve për dhunën çnjerëzore: Na fusnin në një tunel

19.05.2016 - Një djalë i cili ka jetuar në Qendrën Rezidenciale për Fëmijë në Shkodër, ka rrëfyer për News 24 dhunën që sipas tij ushtrohej.

Ai tashmë nuk jeton më në këtë qendër, por thotë se i ka ende shenjat në kokë nga rrahja çnjerëzore që i bëhej fëmijëve atje.

Duke mos përmendur me emra se kush janë personat që i kanë dhunuar, djali S.Sofia, jep një detaj, kur thotë se në qendër ishte një tunel. Aty – tregon ai – keqtrajtoheshin fëmijët.

“Na godisnin me shkopinj”, thotë ai.

Për skandalin në fjalë janë arrestuar 5 persona, ish-drejtoresha dhe 4 punonjëse të Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, ku veç dhunës fizike, tre vajza të mitura edhe janë përdhunuar.

Burimi: gazetaexpress

 

/komuniteti