Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve

07.01.2019 - Shkencëtari Harris Coopers, i cili ka kryer 25 vite hulumtime dhe studime mbi bërjen e detyrave të shtëpisë tek fëmijët nën moshën 10 vjeç, ka arritur në një konkluzion të padëgjuar më parë

Çfarë efekti kanë detyrat e shtëpisë te fëmijët? Sipas tij detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve të ciklit fillor. Këtë konkluzion ai e mbështet me qindra argumente në librin “Beteja mbi detyrat e shtëpisë”.

Ai ka mbrojtur fort tezën se në ciklin parashkollor dhe atë të ulët, nxënësit nuk duhen vendosur përpara përgjegjësive, ashtu siç klasifikohen edhe detyrat e shtëpisë.

Nëse në ciklin e mesëm apo të lartë detyrat, projektet dhe çdo gjë tjetër është mjaft efektive, tek fëmijët nën 10 vjeç efekti është i kundërt.

Në hulumtimin e tij shkencëtari rendit disa arsye, pse mësuesit nuk duhet të ngarkojnë me detyra shtëpie nxënësit e shkollave fillore.

Detyrat e shtëpisë padashur mund të krijojnë ndjenja negative ndaj shkollës. Kjo është gjëja e fundit që mësuesit duhet të bëjnë, të kthejnë fëmijët kundër shkollës.

Detyrat e shtëpisë japin një ndjenjë të rreme përgjegjësie.

Ata që mbështesin detyrat e shtëpisë, thonë se detyrat e shtëpisë ndihmojnë fëmijët të bëhen më të përgjegjshëm, por kjo është e vërtetë vetëm në një moshë të vonë.

Fëmijët kanë nevojë, mesatarisht për dhjetë orë gjumë në ditë. Që fëmijët të jenë 100% produktivë në shkollë në shtëpi duhet të pushojnë dhe jo të bëjnë detyra.

Burimi: kidstime

/komuniteti