Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Dhëmbët e shëndoshë të rëndësishëm për fekondimin

17.07.2017 - Femrat të cilat dëshirojnë të kenë fëmijë duhet të kujdesen shumë për dhëmbët e tyre, sepse sëmundjet e mishit të dhëmbëve (gingivës), dukshëm zvogëlojnë gjasat për fekondim.

Shkencëtarët kanë zbuluar se femrat me sëmundje të gingivës kanë nevojë për dy muaj shtesë për të mbetur shtatzënë në krahasim me femrat të cilat kanë dhëmbë dhe gingivë të shëndoshë.

Një studim ka treguar se femrave të cilat nuk ishin kujdesur për higjienën e dhëmbëve të tyre u janë dashur rreth shtatë muaj për të mbetur shtatzënë, ndërsa femrat të cilat e kanë bërë këtë rregullisht dhe si duhet, u janë dashur pesë muaj për të mbetur shtatzënë.

Higjiena jo e mirë e zgavrës së gojës, mes tjerash, sjell deri te gjakderdhja e gingivës, dhe në këtë mënyrë në qarkullimin e gjakut dërgohen rreth 700 lloje të baktereve të ndryshme.

Ende nuk është sqaruar se si ndikon higjiena e keqe e gojës në fekondim, por supozohet se gingivat e infektuara lëshojnë substanca kimike, të cilat më pas aktivizojnë sistemin imunologjik dhe në këtë mënyrë vjen deri te inflamacioni i mukozës së mitrës.

Burimi: telegrafi