Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Disa këshilla për nënat gjidhënëse

29.10.2014 - Jepini gji foshnjës sa herë që të kërkojë

Kjo është shumë e rëndësishme edhe pse mund të ndodh që disa ditë me radhë të kërkojë të thithë madje gjer në dhjetë herë në ditë. Kjo është normale, derisa të rregullohet prodhimi i qumështit. Provoni, pra, për të vëzhguar mbledhjet e vazhdueshme të qumështit si mënyrën më të natyrshme për të stimuluar prodhimin e qumështit.

 

 

Shprazni gjinjtë plotësisht

Në fund të gjidhënjes, ka mundësi që në gjinj të mbetet edhe pak qumësht. Nëse nëna dëshiron, mund t’i pompojë gjinjtë për të mbledhur qumështin dhe ta ruajë qumështin në frigorifer si rezervë për ushqyerjen e fëmijës në rastet kur nëna nuk është e pranishme.

 

Shmangni ushqyerjen me shishe

Mos u joshni që të zëvendësoni gjidhënjen me shishen me qumësht artificial. Kjo mund të dëmtojë prodhimin e qumështit të gjirit, deri në atë masë, që ta ndërpresë atë plotësisht. Në ato raste, më nuk ka kthim mbrapa në gjidhënje.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti