Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Domethënia e emrave të fëmijëve të të famshmëve

VIP-ave u pëlqen që t'u vënë fëmijëve të tyre emra të çuditshëm,shpesh pa u menduar mirë se me këtë identitet ata do të prezantohen gjithë jetën.

Për shembull tre vajzat e ish-çiftit Demi Moore e Bruce Willis quhen: Rumer (Fallxhore), Scout Larue (emër i frymëzuar prej heroinës) dhe Tallulah Belle (Ujëvarë e papërmbajtshme).

Por, ka edhe më keq; Jason Lee e Beth Riesgraf e kanë quajtur djalin e tyre Pilot Inspektor, frymëzuar nga një këngë e 'Grandaddy'.

Aktori Rob Morrow, e ka quajtur vajzën e tij Tu, në mënyrë që kombinimi me mbiemrin të ishte i gjetur. Fonetikisht do të krijohej fjala 'tomorrow' (nesër).

Asnjë justifikim nuk mund t'i bëhet aktores Shannyn Sossamon, e cila e ka quajtur vajzën e saj, nuk dihet se për ç'motiv me emrin Audio Science.

Vajza e Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin quhet Apple (Mollë).

/komuniteti