Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Duhan gjatë shtatzënisë? Ja ndryshimi

25.03.2015 - Pirja e duhanit gjatë shtatzënise reflektohet te fëmija më shumë nga ç’mund të imagjinohet. Një studim i “Lancaster University”, ku morën pjesë 20 nëna të ardhshme, katër prej të cilave duhanpirëse të rregullta, tregoi diferencën.

Në studim u vu re se foshnjet e nënave joduhanpirëse ishin më të qetë në bark dhe lëviznin më pak në krahasim me foshnjet e palindura të nënave duhanpirëse, që vinin duart më shpesh në gojën dhe fytyrën e tyre.

 

Pamjet e nje foshnje ne barkun e nje nene joduhanpirese

Pamjet e nje foshnje ne barkun e nje nene joduhanpirese

 

Nadja Reissland, udhëheqëse e studimit të botuar në revistën “Acta Paediatrica” thotë se në të shumtën e herëve foshnjet lëvizin dhe prekin fytyrën dhe gojën e tyre kur ndjejnë një shqetësim të jashtëm. Mes këtyre shqetësimeve, thotë ajo, futet edhe cigarja. 

 

Pamjet e nje foshnje ne barkun e nje nene duhanpirese

Pamjet e nje foshnje ne barkun e nje nene duhanpirese

 

Studimi nënvizon gjithashtu se konsumi i duhanit gjatë shtatzënisë rrezikon që fëmija të lindë me probleme zhvillimi të sistemit nervor qendror.

Burimi: Top Channel

/komuniteti