Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Dy mënyra për t’i zhvilluar aftësitë artistike të fëmijëve, sipas shkencës

21.06.2016 - Nëse dëshironi ta rritni një fëmijë kreativ, ju duhet ta mësoni atë të mendoj në mënyrë të pavarur.

Adam Grant, mësues në Wharton School of Business, baba i tre fëmijëve dhe autor i një libri psikologjik, tregon për tri parimet bazike që secili prind duhet t’i ndjekë nëse dëshiron që fëmija i tyre të jetë kreativ dhe i talentuar, transmeton Telegrafi.

 

Lavdërojeni fëmijën, jo veprimet e tij/saj

Kur djali apo vajza pikturon diçka, mos i thoni “Uau, çfarë pikture e mirë”, por thoni “Uau, me të vërtetë që jeni i talentuar!”

Kjo do t’i ndihmoj atij/asaj të kuptoj që ka talent dhe është unik, dhe do të punoj për t’i përmirësuar aftësitë e veta.

 

Asnjëherë mos vendosni rregulla të tepërta

Para disa viteve, hulumtuesit nga kolegji i Bostonit kishin kryer një studim ku i kishin krahasuar familjet e fëmijëve të talentuar artistikisht dhe familjet e fëmijëve mesatar, dhe kishin zbuluar që prindërit e fëmijëve mesatarë kishin pasur një mesatare prej gjashtë rregullave që ia kishin vendosur fëmijëve të tyre (koha për të shkuar në shtrat, koha për t’i bërë detyrat e shtëpisë etj.), ndërsa rregullat mesatare të familjeve të fëmijëve të talentuar kishin qenë më pak se një.

Nëse i kufizoni fëmijët me shumë rregulla, ata do të kenë problem të zgjidhin problemet e veta në të ardhmen. Ata do të kërkojnë metoda dhe zgjidhje nga të tjerët, në vend se ta mendojnë vet alternativën. 

Burimi: telegrafi

/komuniteti