Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

E quajnë “bebi i madh”

29.06.2017 - Një grua në Florida ka sjell në jetë një vajzë që peshonte plot 6.1 kg, dhe që i duhet që në fillim të veshë rrobat e një fëmije 9 muajsh. Kjo është dyfishi i peshës mesatare që duhet të lindë një fëmijë.

Prindërit Chrissy dhe Larry Corbitt thonë se nuk e kishin idenë se sa ishte vajza, të cilën e kanë quajtur Carleigh. “Kur doktori po e nxirrte vajzën nga mua po shihja që po qeshnin të gjithë dhe ishin të lumtur në dhomën e operimit”, ka rrëfyer Chrissy për një televizion amerikan.

“Doktori tha “Oh, zoti im, ajo mund të jetë 7 kg. Faqet e saj të kuqe, ishte kaq e shëndoshë. Ishte e mrekullueshme, sigurisht”, rrëfeni ati i foshnjës, Larry.

“Ata po flisnin për numrin e peshës, dhe pasi e peshuan më thanë se ishte 6.1 kg, nuk mund ta besoja. Mu duk sikur më nxorrën një fëmijë nga barku, jo bebe. Është shumë e madhe”, thotë Chrissy.

Doktorët që bënë lindjen çezariane ishin shokuar dhe menduan se ndoshta ka dy binjakë. Por Carleigh me thënë të drejtën ishte më e lehtë në peshë se sa pritej, pasi e ëma lindi një javë më herët. Nëse do të kishte çuar shtatzaninë deri në ditën e fundit, ndoshta ajo do të arrinte 7 kg, e njëjta peshë e bebit më të madh që ka lindur në SHBA.

Prindërit festuan ardhje në jetë të fëmijës me një seri fotosh profesionale nga Debbye Benson dhe fotot janë të mrekullueshme.

Burimi: Top Channel

/komuniteti