Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

E rrallë, lind bebja me dhëmbë

29.01.2016 - Në spitalin ostetrik të Perugia në Itali, Santa Maria della Misericordia ka ndodhur një rast i rrallë, ku kemi lindjen e një foshnje me dhëmbë.

Ardhja në jetë e vogëlushes është bërë me anë të lindjes natyrale, me gjendje shumë të mirë shëndetësore,ku më pas u zbulua se kishte dy dhëmbë në pjesën e poshtme të gojës. Një rast shumë i rrallë, i cili mesatarisht ndodh në 2-3 raste ndër 10 mijë lindje.

Përballë kësaj situate të pazakontë, mjekët kërkuan konsulencën e strukturës së kirurgjisë orale. Drejtuesi i saj, Giuseppe Lomurno dhe doktor Daniele Paradiso ranë dakord për heqjen e dhëmbëve, me anë të një ndërhyrje të lehtë.

Ndërhyrja u bë mëngjesin e kësaj të marte, 24 orë pas lindjes dhe gjithçka shkoi me sukses. Mësohet se vogëlushja Esther gëzon shëndet të plotë dhe se nuk ka asnjë pasojë.

Burimi: albeu.com

/komuniteti