Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët e etërve me depresion, më në rrezik nga problemet emocionale

Fëmijët e etërve me depresion, më në rrezik nga problemet emocionale

14.11.2011 - Shumë studime kanë treguar se fëmijët mund të ndikohen negativisht nga sëmundjet mendore të nënave .

Tani, një studim botuar në revistën “Pediatrics” - një nga studimet e para të këtij llojit – tregon se edhe problemet mendore të etërve mund të ndikojnë negativisht tek fëmijët.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim 22 mijë fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjeç, së bashku me prindërit e tyre.

Rreziku i problemeve emocionale dhe të sjelljes i fëmijëve ishte nga 50 deri në 350 përqind më i madh nëse nëna kishte probleme të shëndetit mendor.

Por depresioni dhe probleme të tjera mendore që kishte i ati ndikonin në një rritje prej 33 deri në 70 përqind të rrezikut të prekjes së fëmijëve nga probleme në sjellje dhe emocionale.

Autorët e studimit sugjerojnë se trajtimi i suksesshëm e depresionit të etërve mund të ndihmojë për të lehtësuar simptomat mendore të fëmijëve të tyre./wordpress/

/komuniteti