Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Faktorët e rrezikut që shkaktojnë kancerin e gjirit

Faktorët e rrezikut që shkaktojnë kancerin e gjirit

05.10.2011 - Grate qe kane nje perqindje me te ulet te vitamines D, jane me te rrezikuara te preken nga kanceri i gjirit.

Gjate viteve ‘90 nisi nje studim, ku moren pjese rreth 100 mije gra, te lindura mes viteve 1925-1950, dhe ato do te ndiqeshin gjate gjithe studimit per te kuptuar se cilat ishin rreziqet e kancerit dhe ato te semundjeve kronike. 20 vjet me pas, Prof .Francoise Clavel-Chapelon (Inserm) ka bere te mundur zbulimin e shume faktoreve kyc qe shkaktojne kancerin e gjirit.

Ne kuader te ketij studimi, keto gra jane ndjekur fale nje pyetesori, te cilin e plotesojne nje here ne dy vjet dhe 25 mije gra do t’i nenshtrohen marrjes se gjakut per te gjetur elemente biologjike apo dhe per te studiuar shkaqet gjenetike.

Ky studim ka si qellim te shohe lidhjen mes gjendjes shendetesore, menyres se jeteses dhe disa karakteristikave biologjike. Studimi ka lejuar qe te identifikohen me mire trajtimet hormonale te menopauzes, te cilat jane me shume te lidhura me rreziqet e kancerit te gjirit. Se fundmi eshte vene re se grate qe kane nje perqindje te ulet vitamine D, jane me te rrezikuara qe te preken nga ky kancer. Studimet kane vene ne dukje se nje faktor mbrojtes eshte ndjekja e nje regjimi mesdhetar. Po keshtu nje tjeter element, sic jane acidet e ngopura qe mund te gjenden tek embelsirat industriale, eshte shfaqur si nje nga shkaqet. Sipas mjekeve, plakja e disa nga grave qe kane qene pjese e studimit, iu lejon atyre qe te bejne nje lidhje mes elementeve konjitive dhe menyres se jeteses.

Te grate me gjene qe kane predispozite te preken nga kanceri i gjirit, heqja e gjirit eshte nje menyre per te ulur rreziqet. Ne fakt, grate qe kane trasheguar nje mutacion te gjenit BRCA1 apo BRCA2, kane nje rrezik me te larte qe te preken nga kanceri i gjirit apo i mitres. Per te vleresuar efektin e parandalimit nepermjet kirurgjise, shkencetaret jane marre me studimin e 2 482 grave, te cilat i kishin keto mutacione gjenetike. Pjesa me e madhe e tyre i eshte nenshtruar heqjes se te dy gjinjve, te tjera heqjes se mitres. Rezultati tregoi se shumica e grave qe hoqen gjirin nuk paten probleme me kancerin edhe per tri vitet ne vazhdim. Sipas mjekeve, eshte interesante te shihet nese heqja e gjirit ne rastet e nje predispozite gjenetike sjell nje ulje te prekjes nga kanceri, qe mund te pasohet nga nje vdekje./infoalbania/

/komuniteti