Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmija i dytë ndihmon shëndetin e të parit

01.04.2016 - Studimi tregon se fëmijët që nuk janë bërë me motër apo vëlla para moshës 7 vjeçare janë tri herë më të predispozuar ndaj obezitetit. Këto rezultate nuk do të thonë se të qënurit fëmijë i vetëm shkakton obezitet apo se ardhja në jetë e një fëmije tjetër do ndihmojë fëmijët më të rritur të qëndrojnë në peshë normale. Gjithësesi rezultatet sugjerojnë se prindërit ndryshojnë stilet e jetesës kur familja zgjerohet.

“ Prindërit janë më të prirur të dalin shëtitje kur shtohet një fëmijë më i vogël në familje si dhe fëmija më i madh angazhohet më shumë në lojëra aktive dhe kalon më pak kohë në televizor apo në kolltuk” thotë Lumeng. Po ashtu oraret e vakteve janë më të rregullta.

Kur fëmija është i vetëm, prindërit e tepërojnë me kontrollin, gjë që i bën fëmijët të krijojnë zakone të këqija ushqyerje, sipas studimeve. Kur prindërit ndalojnë ushqime apo ushtrojnë presion në ngrënje, fëmijët janë më të rrezikuar nga mbipesha” thotë Jerica Berge, studiuese.

“Kur vjen një fëmijë tjetër në familje, prindërit ulin kontrollin ndaj zakoneve të ushqyerjes së fëmijës së madh, gjë që bën që fëmija të fillojë të kontrollojë vetë urinë, ngopjen dhe mënyrat e të ngrënit” thotë Berge. “ Vetëkontrolli sjell peshë më të shëndetshme tek një fëmijë që ka motër apo vëlla më të vogël krahësuar me fëmijët e vetëm”.

Përgatiti: Elona Çeço

/komuniteti