Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët hiperaktiv për shkak të pesticideve

Fëmijët të cilët janë të ekspozuar ndaj pesticideve nga grupi organofosfateve, mund të jenë më të rrezikuar nga çrregullimet hiperaktive, bëjnë të ditur ekspertët e shkollës së Harvardit për shëndetin publik.

Ekipi nga Harvardi, është duke gjurmuar produktet që përmbajnë këto lloj pesticide në urinën e fëmijëve, dhe theksojnë që ato në nivel të lartë të kësaj materie, janë madje dy herë më shumë të rrezikuar nga çrregullimet hiperaktive, sesa tek femijët tjerë.

Organofosfatet janë të menduara të përdoren nëpër luftëra si armë kimike. Është e ditur që kanë ndikim toksik në sistemin nervor.

Ekgzistojnë rreth 40 lloje pesticidesh nga grupi organofosfateve, në mes të cilëve më i njohuri është “malation”.

Një ekip amerikan mori mostrat e urinës së 1.139 fëmijëve të moshës 8-15 vjeç. Në intervistimin e prindërve të këtyre fëmijëve, u bë e ditur që çdo i 10-ti fëmijë ka simptomet e çrregullimeve hiperaktive.

Me analizën e mostrës së urinës u dëshmua që rreziku rritet me prezencën e disa produkteve që përmbajnë organofosfat në të.

Më i shpeshti është produkti – dimetil trifosfat – që gjendej në urinë, ai dyfishonte rrezikun tek fëmiu, në raport me fëmijët të cilët nuk kishin gjurmë të tij në urinën e tyre.

Për rritjen e nivelit të këtyre kemikalieve në urinën e fëmijëve, ekipi amerikan më së shumti fajëson pesticidet të cilat përdoren në kultivimin e pemëve dhe perimeve, si dhe insekticidet që përdoren nëpër shtëpi.

Prandaj ekipi nga Harvardi këshillon prindërit që ti pastrojnë me “temel” pemët dhe perimet dhe që të kenë kujdes në përdorimin e mjeteve kimike në shtëpi.

/komuniteti