Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët mendërisht të fortë kanë prindër që bëjnë këto 3 gjëra

04.12.2017 - Ne kalojmë shumë kohë duke folur për rëndësinë e stërvitjes fizike të forcimit të fëmijëve. Por rrallë kemi punojmë në këtë drejtim.

Kjo është për të ardhur keq, sepse forca mendore është çelësi për të arritur potencialin tuaj më të madh. Në fund të fundit, çfarë ka rëndësi nëse fëmija juaj është i zgjuar, atlet ose i talentuar . Gjithmonë duhet të mendoni se fëmijët që janë të turpshëm dhe me pasiguri në vetë kanë gjasa të mos jenë të suksesshëm

Fëmijët nuk lindin mentalisht të fortë. Por të gjithë lindin me aftësinë për të ndërtuar muskujt mendorë. Ne vetëm duhet t’i mësojmë se si.

Unik Portal ju sjellë tri gjërat që duhet të bëjnë prindërit që fëmijët e tyre të jenë mendërisht të fortë.

 

Mësoji fëmijët të mendojnë realisht

Një fëmijë që nuk ka besim nuk do të bëjë shumë përpjekje, sepse ai do të mendojë: “Unë do të dështoj kështu që nuk ka asnjë arsye për tu përpjekur”. Nëse doni që fëmija juaj të vihet në përpjekjen e tij më të mirë, mësojuni atyre të zhvillojnë një qasje reale.Një fëmijë i cili mund të njohë kufizimet e tij, duke pranuar fuqinë e përpjekjeve të tij, do të shkojë shumë larg në jetë.

 

Lavdëroni përpjekjet e tyre, jo arritjet e tyre

Gjithmonë lavdëroni përpjekjet e fëmijëve dhe jo arritjet e tyre. Një fëmijë që mendon se arritja është qëllimi përfundimtar, do të ketë frikë të bëjë gjëra kur mund të dështoj. Ata nuk do të provojnë gjëra të reja sepse nuk e kanë të garantuar suksesin. Lavdërimi i fëmijëve vetëm për arritjet e tyre gjithashtu i mëson ata se duhet të kenë sukses me çdo kusht. Në ndonjë moment një fëmijë mund të mashtrojë thjeshtë për të marrë lëvdatat tuaja. Falënderoni fëmijën tuaj për përpjekjet e tyre. Kur i bëni të qartë se e vlerësoni përpjekjen – dhe është në rregull për të dështuar – fëmija juaj do të ketë më shumë gjasa të vazhdojë, madje edhe gjatë sfidave më të vështira.

 

Jepuni atyre aftësi për të menaxhuar emocionet e tyre

Shumë prindër janë të shpejtë t’i tregojnë fëmijëve që të “qetësohen” ose që mos të brengosen. Të tjerët përpiqen menjëherë të rregullojnë gjendjen emocionale të fëmijëve të tyre.

Rrjedhimisht, fëmijët nuk po mësojnë aftësitë që kanë nevojë për të rregulluar emocionet e tyre vet. Në fakt, studimet tregojnë se 60% e studentëve të universitetit thonë se u mungojnë aftësitë emocionale për t’u marrë me jetën pas shkollës së mesme.

Për të arritur potencialin më të madh në jetë, fëmijët kanë nevojë për aftësi të rregullimit emocional. Në fund të fundit, sa i suksesshëm mund të jetë një atlet nëse ai ose ajo nuk mund ta kontrollojë durimin e vet? Mësojeni fëmijën tuaj se si të përballoj trishtimin ose si të qetësohet kur është i mërzitur.

Ndihmojini fëmijët tuaj të identifikojnë se çfarë funksionon për ta. Mësojini atyre që ata nuk duhet gjithmonë të jenë të lumtur dhe se mund të përballen me emocione të pakëndshme. Por bëjeni të qartë se ata mund të fitojnë kontroll mbi emocionet e tyre – emocionet e tyre nuk kanë nevojë t’i kontrollojnë ato.

Dhe, krejt në fund,

Fëmijët mendërisht të fortë rriten për t’u bërë të rritur dhe të aftë për tu përballur me sfida të shumta në jetë.

Burimi: Unik Portal

/komuniteti