Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët pëlqejnë të japin më shumë se sa të marrin

29.01.2016 - Fëmijët më të vegjël janë krijesa të pafajshme saqë në fillimet e tyre më shumë ju përlqen që të dhurojnë ndonjë nga ëmbëlsirat e tyre se sa kur marrin.

Përfundimi i studimit mund të jetë edhe që njerëzit janë në të vërtetë të mirë në shpirt, pavarësisht asaj se sa na bind ndryshe përditshmëria, thonë shkencëtarët kanadezë nga University of Columbia në Vancouver.

Shkencëtarët kanë marrë grupin e fëmijëve më të vegjël se dy vjet dhe kanë tentuar që në ndërveprimet e tyre të kuptojnë nëse pëlqejnë më shumë të marrin dhuratë, në këtë rast ëmbëlsirë, ose t’ia japin dikujt, transmeton Koha.net. Për befasi të ekipit, ka dalë që dhënia i ka bërë shumë më shumë të lumtur fëmijët se sa marrja.

Në veçanti të lumtur kanë qenë kur dhuronin ndonjë ëmbëlsirë të cilën qysh një kohë e kishin me vete, dukshëm më të lumtur se kur vetëm kanë dhënë atë që sapo e kanë marrë.

Në përfundim të studimit, të publikuar në revistën profesionale “PLoS One”, shkencëtarët kanë theksuar se besojnë që puna e tyre dëshmon që kënaqësia për shkak të të ndihmuarit të tjerëve është thellë e ngulitur në njerëz.

Burimi: albeu.com

/komuniteti