Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Festivali i fëmijëve në Shkodër

24.06.2014 - Në teatrin “Migjeni” në Shkodër është mbajtur të djelën nata finale e festivalit mbarëkombetar të këngës për fëmijë.

Pjesëmarrja nga gjithë vendi, por edhe trevat jashtë kufijeve ka qenë shumë e madhe këtë herë, por në fund fituese u shpall kënga e kënduar nga Eda Muça, me tekst të Aulon Kalasë dhe orkestrim të Alfred Kaçinarit.

Festivali është organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Shkodër, Drejtoria Arsimore, Bashkia e këtij qyteti dhe Ministria e Kulturës.

Edhe këtë vit është moderuar nga dyshja Mjellma Berisha nga Peja dhe Besfort Idrizi nga Shkupi. Gjatë tre netëve janë interpretuar 24 këngë nga të gjitha trevat shqipfolëse./tch/

/komuniteti