Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Finlanda bëhet vendi i parë në botë që i largon lëndët shkollore

11.11.2016 - Sistemi i arsimit në Finlandë konsiderohet të jetë njëri nga më të mirët në botë. Megjithatë, autoritetet atje kanë vendosur të bëjnë një revolucion të vërtetë në sistemin e tyre shkollor.

Zyrtarët finlandezë po dëshirojnë që t’i heqin të gjitha lëndët shkollore nga programi mësimor. Atje nuk do të ketë më orë të fizikës, matematikës, literaturës, historisë ose gjeografisë.

Kreu i Departamentit të Edukimit në Helsniki, Marjo Kyllonen, shpjegoi ndryshimet:

“Ka shkolla që po japin mësim në mënyrën e vjetër që ishte përfituese në fillim të viteve të 90’a – por nevojat më nuk janë të njëjta, dhe ne kemi nevojë për diçka të përshtatshme për shekullin e 21’të”, transmeton Gazeta Express.

Në vend të lëndëve individuale, nxënësit do të studiojnë ngjarje dhe fenomene në një format ndërdisiplinorë. Për shembull, Lufta e Dytë Botërore do të ekzaminohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës.

Dhe duke i marrë këto mësime, nxënësit do të jenë në gjendje të marrin më shumë njohuri në gjuhën angleze, fushën e ekonomisë dhe aftësitë e komunikimit. Ky sistem do të prezantohet për nxënësit e moshave 16 vjeçare.

Ideja është që nxënësit të zgjedhin për vete cilën temë ose fenomen dëshirojnë ta studiojnë, për t’i zbuluar ambiciet e tyre për të ardhmen dhe aftësitë e tyre.