Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Flisni foshnjës tuaj

22.04.2016 - Edhe pse ajo nuk kupton ju duhet t`i flisni foshnjës tuaj gjatë gjithë kohës.

Një grup provash sugjerojnë se një ndikim i madh në zhvillimin e hershëm gjuhësor është numri i fjalëve që fëmijët dëgjojnë kur janë të porsalindur apo një ose dy vjeç. Sa më shumë t’u flasin prindërit fëmijëve apo sa më shumë të shprehen në prani të tyre, aq më mirë ndikon kjo tek ta duke i bërë t’i kuptojnë më shumë fjalët dhe t’i mësojnë ato.

Studiuesit e klasifikuan të folurat në dy kategori, ato që u drejtoheshin fëmijëve dhe ato që fliteshin në prani të tyre. Kërkuesit matën efikasitetin e fjalëve të dëgjuara prej fëmijëve kur ishin 19-muajsh dhe gjithashtu më vonë kur ishin 24 muajsh, që të kuptonin sesa ishin përmirësuar aftësitë e kuptimit të fjalëve. Analizat statistikore treguan se lehtësia e identifikimit të fjalëve në fjali ishte një arsye e rëndësishme përse fëmijët që kishin dëgjuar më shumë fjalë, kishin më tepër aftësi të mira gramatike kur ishin 24-muajsh, krahasuar me ata që kishin dëgjuar më pak që prej fillimit.

Kjo përvojë e hershme gjuhësore te fëmija, perfeksionohet me kalimin e kohës. Fëmijët që dëgjojnë shumë të flitet në moshë të vogël, jo vetëm që arrijnë ta kuptojnë më mirë gjuhën dhe fjalët, por kanë më shumë gjasa të fillojnë të flasin më shpejt. Kur fëmijët flasin shumë, të rriturit i kthejnë edhe më shumë përgjigje. Ndaj aftësia e të folurit herët është një avantazh gjuhësor që sa vjen e rritet me kalimin e kohës.

Ky kërkim tregon rëndësinë e një mjedisi të pasur për fëmijët e vegjël. Truri i tyre po zhvillohet shpejt dhe ky ndikohet shumë prej gjërave që ndodhin rreth fëmijëve. Sa më shumë të ekspozohen fëmijët në një mjedis gjuhësor të pasur, aq më shumë do të zhvillohet oratoria dhe logjika e tyre. Për më tepër, zhvillimi i hershëm gjuhësor u jep atyre një avantazh të madh kur fillojnë për herë të parë shkollën.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti