Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha ndihmon...

Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha ndihmon Departamentin e Neonatologjisë

24.01.2012  - Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha ndihmon Departamentin e Neonatologjisë. Departamenti i Neonatologjisë i cili funksionon në kuadër të QKUK-së, që nga dita e nesërme, do të ketë në funksion dy Aparate Mjekësore, ‘Instant Floë SiPAP system’ si dhe materalin shpenzues përcjellës, donacion ky me vlerë prej 22,963$.

Ky donacion dhurohet nga Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha në përkrahje të organizatës botërore ‘Abbot Pharmaceutical Foundation’. Kjo paisje mjekësore (‘Instant Floë SiPAP system’) ofron mbështetje respiratore të një nivel më të lartë tek foshnjet premature dhe do të jenë të parat të këtij lloji në këtë Departament.

Ndërsa perveq materialit shpenzues, Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha ka siguruar edhe trajnim të stafit vendor nga kompania CareFusion, prodhuese e aparatëve në fjalë. Ky donacion i dorëzohet Departmentit të Neonatologjisë, ditën e martë më 24 Janar.

Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha angazhohet për përkrahjen e institucioneve Kosovare për kujdesin shëndetësor të nënave dhe fëmijëve, si dhe furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore me rëndësi kyqe në mbijetesën e foshnjave, posaqërisht të atyre të lindura para kohe./rtvfan/

/komuniteti