Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Foshnja 9 muajsh gëlltit gjilpërën e qepjes

14.01.2019 - Një foshnje ka mbijetuar mrekullisht, pasi gëlltiti një gjilpërë qepjeje prej 4 cm. Incidenti ndodhi në Kinë. Vogëlushi nëntë muajsh iu nënshtrua një operacioni dy-orësh, pasi gjilpëra që kishte gëlltitur kishte shkuar në organet e brendshme.

Mjeku tha se, gjilpëra kishte prekur të dyja mushkritë e tij.

Li, nëna e djalit e kishte lënë paketën me gjilpëra mbi tavolinë dhe voglëushi e kishte marrë dhe disa gjilpëra dhe një prej tyre e kishte gëlltitur.

Nëna e tij, hoqi dy gjilpëra nga goja e foshnjës, por një tjetër nuk po e gjente.

Ajo njoftoi bashkëshortin e saj dhe shkoi menjëherë me djalin në spitalin më të afërt. Por, mjekët i thanë se nuk mund ta kryesin dot këtë lloj ndërhyeje, pasi është e rreziksme,

Dy ditë më vonë, ata shkuan në spitalin e fëmijëve të Nanjing dhe ai bëri një skaner ku u pa qartë se ku kishte depërtuar gjilpëra.

Mjekët vunë në dijeni prindërit e foshnjës se ndërhyrja ishte e rrezikshme si dhe njoftuan stafin për të qëndruar në gatishmëri në rast emergjence.

Operacioni zgjati dy orë dhe vogëlushi së shpejti do të trasnferohet në një spital tjetër, pasi të heqë pajisjen e frymëmarrjes.

Burimi: kidstime

Momm Of Two Boys (5 vite më parë)
O zot i madh ruaji te gjith fmia. Sa shum kujdes don fmia!!

/komuniteti