Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Foshnja vdes në spital, nis hetimi për mjekim të pakujdesshëm

23.03.2016 - Një fëmijë 1 vjeç ka humbur jetën një ditë më parë në spitalin pediatrik të Elbasanit dhe prindërit akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdësshëm.

Amelia Toçi u shtrua në spital një ditë pasi festoi ditëlindjën e saj të parë, që do të rezultonte të ishte dhe ditëlindja e saj e vetme.

Prindërit kërkuan ndihmë mjekësore pasi fëmija paraqiste vështirësi në frymëmarrje për shkak të sekrecioneve. Pasi iu dha ndihma e parë, Amelia u dërgua në shtëpi pasi mjekët gjykuan se gjendja e saj shëndetësore nuk ishte shqetësuese.

Por prindërit e sollën fëmijën sërish në spital disa orë më pas pasi gjendja e saj u përkeqësua, por pas disa orësësh fëmija gjeti vdekjen. Amelia u mjekua për bronkiolit dhe prindërit akuzojnë për mjekim të pakujdesshëm.

“Mjekët silleshin keq me ne. Na thonin gjithmonë se nuk ka asgjë fëmija dhe se ne e tepronim. Mesa duket doktorët janë, jo një, jo dy, por tre ishin të paaftë për të shpëtuar jetën e një fëmije”, thotë Engjëll Toçi, babai i fëmijës.

Specialistët krimet në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit kanë referuar në Prokurorinë e rrethit materialet hetimore ndaj tre mjekëve, të cilët do të hetohen për mjekim të pakujdeshëm, ndërkohë që pritet përgjigja e autopsisë për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së fëmijës.

Burimi: topchannel

/komuniteti