Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fotot e shtatzënisë, si t’i realizoni si duhet

04.01.2017 - Në shtatzëni, fotot e bebit në bark në ditët e sotme janë bërë mjaft në modë. Në fakt, pak nëna dhe baballarë të ardhshëm heqin dorë tashmë prej tyre. Bëhet fjalë për kujtime magjike, që fiksohen në aparatin fotografik dhe mbeten të paharrueshme.

Megjithatë edhe fotot me barkun e shtatzënisë kanë rregullat e tyre të arta që duhen ndjekur për të patur një reportazh të rafinuar, të ëmbël dhe romantik.

 

Nëna

Gjëja e parë që duhet të bëni është të fokusoheni në një luk natyral të nënës së ardhshme, duke evituar një make up të rënduar apo stilime të ekzagjeruara. Një lëkurë perfekte me pak primer, buze të ndriçuara me pak shkëlqyes dhe një rimel të lehtë mbi qerpik. Flokët e pastër dhe të lëshuar mbi shpatulla ju japin shumë hijeshi.

 

Nudo

Për fotot e barkut, këshillohet pak nuditet. Në fakt, tendenca është të fotografohet nudo barku duke mbuluar pjesët e tjera të trupit. Thojini jo veshjeve të sikletshme dhe të ekzagjeruara. Perfekte janë pantallonat e buta, apo fundet e gjatë, këmishat mashkullore, pallto të gjera etj. Këmbët zbathur dhe natyrale kompletojnë efektin e ëmbël dhe romantik.

 

Pozicionimi

Për të parë madhësinë e barkut ideale është fotografimi anash, madje një ide që po përdoret shumë është fotoja “progresive” e barkut që rritet, deri tek fotoja e fundit e nënës me fëmijën e porsalindur në krahë.

 

Sfondi

Në fakt ambientet shtëpiake nuk këshillohen shpesh, edhe pse fotografi mund të realizojë foto fantastike brenda mureve. Evitoni kuzhinën apo muret e dekoruara shumë, apo detaje të tjera jo të rafinuara. Më mirë zgjidhni një mur një ngjyrësh dhe pa piktura.

 

Babai

Zakonisht në fotot me bebin te barku është i pranishëm edhe babai. Në këto raste, babai i ardhshëm këshillot të jetë i veshur casual me ngjyra neutrale. Këmbë zbathur dhe një pozicion natyral. Për shembull, përqafon nënën tek shpatullat dhe barku është protagonisti i fotos. Apo një pozicion tjetër është kur babai puth barkun. E paharrueshme është edhe duart e prindërve mbi bark.

Burimi: Top Channel

/komuniteti